• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VRANË DHE I ZHDUKËN DY MIQTË  SULLVARI DHE THEODHORI/ Lirohet nga burgu Baxheri, u lëshoi vilën me qira anëtarëve të grupit kriminal
Home
Breaking News

I VRANË DHE I ZHDUKËN DY MIQTË SULLVARI DHE THEODHORI/ Lirohet nga burgu Baxheri, u lëshoi vilën me qira anëtarëve të grupit kriminal

24 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vijon të mbetet mister fati i rrëmbimit dhe zhdukjes në fshatin Vrinë të Sarandës, i dy personave Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit alias “Koçole”. Dy miqtë u zhdukën në 6 Prill 2023, ndërsa tashmë i vetmi person i arrestuar për këtë ngjarje, Sofokli Baxheri, rezulton të jetë liruar nga gjykata e Sarandës.

Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë për Baxherin nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”, është marë pak ditë më parë, duke e lënë çështjen e dy personave të zhdukur në një mister. Një burim pranë komisariatit të Sarandës tha për “Ora News” se hetimi ndaj Baxherit do zhvillohet në gjëndje të lirë për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Hetimi ka provuar se Baxheri, ka një aktivitet tregtar në Sarandë, që meret kryesisht me blerjen, dhënien me qëra dhe shitjen e pronave të paluajtshme. 28-vjeçari është njeriu që ka gjetur shtëpinë me qëra në fshatin Nivicë të Himarës, aty ku më pas është zbuluar prej policisë dhe makina tip “Benz-Mercedez”, me të cilën është rrëmbyer në Sarandë, Fatmir Sulovari.

Baxheri, ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ja kishte dhënë me qëra një personi që jetonte jashtë shtetit, të cilin nuk ja kujtonte emrin. Policia dhe prokuroria e Sarandës, janë të bindur që pikërisht në këtë shtëpi, kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave Fatmir Sulovarit, Leonard Theodhorit dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë.

Prej 4 muaj, policia dhe prokuroria e Sarandës ende nuk kanë asnjë person të arrestuar, ndërsa nuk dihet asgjë se ku janë fshehur trupat e të rinjve pas ekzekutimit. Në disa raste familjarët e viktimave kanë protestuar para komisariatit të Sarandës dhe Policisë së Shtetit në Tiranë, duke marë premtimin për zbardhjen e ngjarjes.

Por deri në këtë fazë strukturat e hetimit asgjë nuk kanë mundur të bëjnë, për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Sulovarit dhe Theodhorit. Dy viktimat dhe autorët e krimit kanë pasur njohje të mëparshme mes njëri-tjetrin, pasi dy personat e zhdukur kanë hipur vetë në automjetet ku janë parë për herë të fundit në Sarandë.

Ka dyshime dhe indicie se trupat e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, janë vrarë dhe më pas groposur në fshatin Vrinë të Sarandës. Konflikti lidhet me përplasjet e një pas njëshme dhe serinë e vrasjeve që nisi për tregtinë e drogës në ishullin e Korfuzit, dhe çoi në vrasjen e Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës në Tiranë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KISHTE ARDHUR PËR TURIZËM/ Humb jetën 75 vjeçari gjerman në Vlorë, dyshimet e para
Previous article NUK DUKET ASPAK KEQ/ Këngëtarja e famshme feston ditëlindjen, zbuloni sa vjeç mbush (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT