Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gramshit. Babai me 2 djemtë e tij të mitur si dhe kushëriri i tyre kanë mbetur të mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.
Konkretisht dyshohet se Arben Zogu, rreth 46 vjeç, Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre Melis Zogu, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.
Palombarët e Renas, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre nga liqeni. Sipas policisë grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.


