• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“STOP PLAZHIT ME RROBA, VETËM ME BIKINI”/ Kryebashkiakja italiane provokon myslimanët
Home
Nderkombetare

“STOP PLAZHIT ME RROBA, VETËM ME BIKINI”/ Kryebashkiakja italiane provokon myslimanët

21 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryetarja e një bashkie italiane ka nxitur polemika në vend me deklaratën e saj kundër praktikës së hyrjes në det me veshje të tjera përveç rrobave të banjës dhe bikinit.

Anna Maria Cisin ka nxitur kryesisht reagimet e myslimanëve, pasi pasi deklarata e saj për qëndrimin në plazh me rroba si të papranueshme, ishte ngacmuese për ta.

“Është një destinacion turistik dhe për këtë arsye sjellja e të huajve muslimanë që zakonisht hyjnë në ujë me rrobat e tyre është e papranueshme. Një praktikë që po shkakton konfuzion dhe që krijon pasoja të padurueshme për kodin e mirësjelljes”, tha ajo.

Në një letër të hapur drejtuar komunitetit lokal mysliman, kryebashkiakja e Monfalcone shton: “Ata që vijnë nga realitete të tjera nga tonat, kanë detyrimin të respektojnë rregullat dhe zakonet“.

“Duhet të pushojë praktika e daljes në plazh dhe futjes në ujë me veshje të tjera përveç rrobave të banjës. Nuk mund të pranohen format e ‘islamizimit’ të territorit tonë, të cilat shtrijnë praktika me vlera të dyshimta nga pikëpamja e dekorit dhe higjienës”, pohon në mënyrë të detyrueshme Cisin, anëtare e Lega Nord.

Kryetarja e bashkisë më tej shkruan: “Sjellja e dëmshme për respektin dhe dinjitetin e nevojshëm në frekuentimin e këtyre vendeve publike ndikon negativisht në atraktivitetin dhe ka pasoja për drejtuesit e shërbimeve. Kjo sjellje e papranueshme ndodh në një kontekst në të cilin ka dëme gjithnjë e më të mëdha ndaj normave, parimeve dhe formave që rregullojnë jetën e komunitetit, duke rrezikuar kështu zgjerimin e përçarjes në marrëdhëniet midis shumicës dërrmuese të banorëve të Monfalcone-së dhe komponentit islamik.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË PESHTAN TË FIERIT/ Helikopteri ‘Cougar’ u bashkohet forcave vendore për shuarjen e flakëve
Previous article TELEFONATË ME BALLËN/ Braverman: Ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin për emigrantët e paligjshëm

s.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT