• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRTIM I PALIGJSHËM/ Prokuroria e Lezhës vendos nën sekuestro një lokal të ndërtuar buzë detit në Shëngjin
Home
Aktualitet
Kronikë

NDËRTIM I PALIGJSHËM/ Prokuroria e Lezhës vendos nën sekuestro një lokal të ndërtuar buzë detit në Shëngjin

21 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Lezhës ka vendosur sekuestro për një lokal që është ndërtuar buzë detit. Lajmi është bërë i ditur për “BalkanWe”b nga gazetarja Klodiana Lala.

Sipas prokurorisë, objekti disko verore “Yacht Club” dhe “Lounge bar”, me administrator shtetasin Denis Ndrecaj janë ndërtuar pa leje ndërtimi të dhënë nga bashkia Lezhë.

“Duke qenë se ky objekt është produkt i veprimtarisë kriminale, është ndërtuar pa leje ndërtimi të dhënë nga organet përkatëse si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë ose të zgjasë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të Kodit të Procedurës Penale”, prokuroria kërkon vendosjen e sekuestros preventive.

KËRKESË
PËR VENDOSJEN E SEKUESTROS PREVENTIVE
Në Lezhë, sot me datë 13.07.2023.
Unë Erjon SHEHAJ, Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhë, pasi studiova aktet e procedimit penal me nr. 492 të vitit 2023, që bënë fjalë për veprën penale të “Ndërtimit te paligjshëm” të parashikuara nga neni 199/a te Kodit Penal.

KONSTATOVA:
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, mbi bazën e materialit kallëzues të dërguar nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Lezhë, ka riregjistruar procedimin penal nr. 492 të vitit 2023, për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a/4 te K.Penal.

Nga aktet e këtij procedimi penal rezulton se nga ana e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Lezhe, është paraqitur ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë një kallëzim penal ndaj shtetasit Denis Ndrecaj, subjekt fizik me nipt L76506004P, me adresë në Shëngjin – Kune, Lezhë, objekt në pasurinë me nr. 79/23, zona kadastrale 1987, disko verore “Yacht Club” dhe Lounge bar.

Nga aktet e këtij kallëzimi penal rezulton se Inspektoret e Inspektoratit Vendor te Mbrojtjes se Territorit, pranë bashkisë Lezhe, ne zbatim te ligjit nr 9780, dt 16.07.2007, “Per inspektimin dhe mbrojtjen e Territorit nga ndërtimet e kundraligjshme”, me dt 12.06.2023, kane ushtruar kontroll ne subjektin fizik Denis Ndrecaj, i pajisur me nipt L 765060004P. Gjate ushtrimit te kontrollit ne kete subjekt, inspektoret e IVMT, kane konstatuar kundërvajtjen sipas procesverbalit te konstatimit te kundërvajtjes nr 225, dt 12.06.2023, “Objekt me konstruksion druri me funksion disko verore, me sipërfaqe 900 m2” pa leje nga Drejtoria e Planifikimit e Zhvillimit te Territorit, procesverbal për konstatimin e kundërvajtjes me nr 226, dt 12.06.2023”, objekt me konstruksion druri me funksion “Lungo bar”, me sipërfaqe 250 m2” pa leje nga Drejtoria e Planifikimit e Zhvillimit te Territorit.

Ne vijim pas procesverbalit te konstatimit nga ana e Inspektoreve te IVMT, prane bashkise Lezhe, Kryeinspektori, ne zbatim te ligjit nr 9780, dt 16.07.2007, “Per inspektimin dhe mbrojtjen e Territorit nga ndertimet e kundraligjshme”, neni 5, pika d, si dhe VKM nr 894, dt 04.11.2025, “Per unifikimin e praktikave te Kontrollit te territorit”, nepermjet vendimit nr 220, dt 13.06.2023, me nr serie 000220 dhe vendimit nr 221, dt 13.06.2023, ka vendosur ndaj kundravajtesit Denis Ndrecaj” prishjen e objekteve te kundraligjshme. Nepermjet vendimit nr 138, dt 12.06.2023, me nr serie 000138 dhe vendimit nr 139, dt 12.06.2023, ka vendosur masat ”Per denim me gjobe” ndaj kundravajtesit Denis Ndrecaj.

Eshte bere kqyrja e objekteve te ndertuar pa leje nga ana e shtetasit Denis Ndrecaj, ku jane pasqyruar punimet e kryera per keto objekte.
Në këto rrethana, objekti disko verore “Yacht Club” dhe “Lounge bar”, me administrator shtetasin Denis Ndrecaj jane ndertuar pa leje ndertimi te dhene nga bashkia Lezhe.
Duke qene se ky objekt eshte produkt i veprimtarisë kriminale, eshte ndertuar pa leje ndertimi te dhene nga organet perkatese si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë ose te zgjase pasojat e vepres penale për të cilën është regjistruar ky proçedim penal, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të Kodit të Proçedurës Penale.

KËRKOJ
1. Vendosjen e sekuestros preventive për objektin disko verore “Yacht Club”, me adresë në Shëngjin – Kune, Lezhe, me administrator Denis Ndrecaj, i cili ndodhet i ndërtuar në pasurinë me nr 79/23, volume 7, faqe 161, zona kadastrale 1987, duke ndaluar shitjen, dhurimin, transferimin e tij, mosushtrimin e aktivitetit, ashtu dhe ne gjendje faktike.

2.Vendosjen e sekuestros preventive për objektin “Lounge bar”, me adrese në Shëngjin – Kune, Lezhë, me administrator Denis Ndrecaj, i cili ndodhet i ndërtuar ne pasurinë me nr 79/23,volume 7, faqe 161, zona kadastrale 1987, duke ndaluar shitjen, dhurimin, transferimin e tij, mosushtrimin e aktivitetit, ashtu dhe ne gjendje faktike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO EKSPLORONTE ZONËN MALORE NË SHKODËR/ Rrëzohet dhe plagoset, policia i vjen në ndihmë turistes gjermane
Previous article SHOKUESE/ Gjyshërit rrahin me rrip për vdekje mbesën 5-vjeçare, e mitura ishte ndotur me jashtëqitje

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI TE GJYKATA E TIRANËS? Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë Aktualitet

ÇFARË NDODHI TE GJYKATA E TIRANËS? Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT