Rusia po konsideron të sulmojë anijet civile që transportojnë grurë nga Ukraina në Detin e Zi dhe më pas të fajësojë forcat ukrainase, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
“Ushtria ruse mund të zgjerojë sulmet e saj ndaj transportit të grurit ukrainas për të përfshirë më pas edhe sulmet ndaj anijeve civile,” i tha AFP zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adam Hodge.
Hodge përmendin edhe “një përpjekje të koordinuar për të justifikuar çdo sulm ndaj anijeve civile në Detin e Zi dhe për të fajësuar Ukrainën për këto sulme”.