• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË HAPURA PËRKOHËSISHT PËR TË LEHTËSUAR…”/ Rama e Balluku inspektojnë akset Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi
Home
Politikë

“TË HAPURA PËRKOHËSISHT PËR TË LEHTËSUAR…”/ Rama e Balluku inspektojnë akset Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi

20 July, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar këtë të enjte akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi, të cilat janë hapur. Puna në këto akse vijon akoma por janë hapur për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve këtë periudhë.

Këto rrugë të reja shkurtojnë ndjeshëm kohën e udhëtarëve drejt bregdetit në jug të vendit, por njëkohësisht ulin dhe ngarkesën në qarkullimin automobilistik. Kreu i qeverisë thekson se këto dy akse të reja në bregun jonian do të përfundojnë tërësisht punimet në qershor të vitit 2024.

“Segmenti Orikum-Dukat është akoma është në kushtet e kantierit. Është një nga segmetnet më të rëndësishëm pasi lidh bypassin e Vlorës dhe hyrjen e tunelit dhe më pas për t’u lidhur me segmentin tjetër që e kemi hapur gjithashtu, segmentin Palasë-Dhërmi.

Është një paketë që përfundon me të gjithë elementet pavarësisht se kemi filluar të bëjmë edhe pjesën estetike, për ta sjellë në të njëjtën pamje. Të gjitha këto kantiere përfundojnë në qershorin e vitit 2024 për t’u dorëzuar për përdorim nga të gjithë qytetarët.”, theksoi Balluku.

Ministrja theksoi se segmenti Palasë-Dhërmi do të ketë edhe një korsi të dedikuar tre metra të gjerë, që do të përdoret si pistë për këmbësorët, biçikletat dhe një pjesë për të lëvizur mjetet drejt zonave të banuara.

“Edhe segmenti Palasë-Dhërmi është i përfunduar, i hapur për të gjitha mjetet, kemi akoma grupet e punës që merren me pjesën e bimësisë, me të gjitha veprave të artit dhe duhet parë gjithashtu se kemi edhe një korsi në krahun e djathtë”, theksoi ministrja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Shpërndante kanabis në qytetin e Vlorës, vihet në pranga 28-vjeçari. I gjenden 500 doza me vete
Previous article BËNI KUJDES/ IGJEUM jep alarmin pas temperaturave ekstrem: Rrezik i lartë për zjarr në këto dy qarqe të vendit

s.autor

Postime të ngjashme

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT