• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Sekuestrohen 44 mijë euro të padeklaruara dhe mallra kontrabandë në Portin e Durrësit, arrestohet 53-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Sekuestrohen 44 mijë euro të padeklaruara dhe mallra kontrabandë në Portin e Durrësit, arrestohet 53-vjeçari

19 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sekuestrohen 44 mijë euro të padeklaruara dhe mallra kontrabandë në Portin e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 53-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Nuri Alushi.

NJOFTIMI I POLICISE
Operacioni, falë inteligjencës policore se me një furgon po trasportohej një shumë e konsiderueshme eurosh, me qëllim shmangien e deklarimit në doganë. Tentoi të fuste në vendin tonë, 44 000 euro që i kishte fshehur në furgonin e tij, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, si dhe mallra të tjera (medikamente, pesticide dhe pije), arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë intensifikuar kontrollet, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të finalizuara për parandalimin e futjes së sasive të konsideruehsme të parave të padeklaruara, që dyshohet se janë të përfituara nga veprimtraria kriminale. Bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Destinacioni”.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip furgon të linjës Vlorë-Itali, që drejtohej nga shtetasi N. A. Gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, në pjesën e tapicerisë, shërbimet e Policisë, duke përdorur metodat bashkëkohore të kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 44 000 euro, sasi e konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije, të cilat shtetasi N. A. tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. A., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS U ALARMONI! Ja çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda dhe si ta ndaloni atë
Previous article AKSIDENT NË AKSIN ELBASAN CËRRIK/ Dy të lënduar pas përplasjes së mjeteve

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT