• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA E SPAK PËR ARBEN AHMETAJN/ Ish ministri përfitoi 34 mijë euro nga Zoto e Mërtiri për shpenzime në hotele luksi nga Milano në Monako, Vjenë, Gjermani e Francë
Home
Breaking News

DOSJA E SPAK PËR ARBEN AHMETAJN/ Ish ministri përfitoi 34 mijë euro nga Zoto e Mërtiri për shpenzime në hotele luksi nga Milano në Monako, Vjenë, Gjermani e Francë

18 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në dosjen 320 faqe të cilën Report TV zbulohen udhëtimet e hetuara nga SPAK të Arben Ahmetaj dhe të afërmve të tij, për periudhën 2013 – 2017.

SPAK thotë se Ahmetaj për vete e të afërmit ka përfituar 34 mijë euro në formën e shpenzimeve për udhëtimet nga Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri ndërsa këta kanë përfituar kontrata.

Bëhet fjalë për 14 udhëtime dhe qëndrime në hotele luksoze nga Milano të Italisë në Monako, Vjenë të Austrisë, Frankfurt të Gjemanisë dhe Francë nga viti 2013 – 2017.

Ahmetaj u emërua në postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në shtator 2013 ndërsa SPAK në dosje thuhet se më 10 korrik 2013 në hotelin Principe di Savoia, në Milano janë paguar 1535 euro për Arben Ahmetajn dhe Erjola Hoxhën dhe miken e Erjolës.

Më pas më 15 korrik 2013 Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij Erjola Hoxha dhe shoqen e saj kanë qëndruar në hotelin Hermitage në Monako ku janë paguar 3156 euro.

Ndërkohë Më 19 korrik 2016 janë paguar 10 600 euro për hotel SPA Tiara Miramar me pesë yje që gjendet në Cote d’Azur ose Bregu i Kaltër, një segment i bregdetit të Francës në Mesdhe.

Shpenzimet më të mëdha të “luksit’ janë kryer gjatë vitit 2016 me 15 228 euro.

Në dosje rezulton se dhe ish ministri Damian Gjiknuri ka qenë në një hotel me Arben Ahmetaj në Frankfurt të Gjermanisë për të cilin janë paguar 1052 euro, por vetë Gjiknuri ka mohuar më herët të ketë përfituar pagesa hotelesh nga Zoto.

 “Ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se shtetasi Arben Ahmetaj për vete ose te afërimit e tij ka përfituar në mënyrë të padrejtë një shume prej 34 422 euro, në formën e shpenzimeve për udhëtime.  Kjo shumë, ekziston dyshimi se është përfitim i paligjshëm në formën e mitës, dhënë këtij shtetasi, si rezultat i ushtrimit te funksionit te tij si deputet apo minister që ka sjellë për pasojë lidhje kontratash përfituese për shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri. Përsa më sipër, ekziston dyshimi se shtetasi Arben Ahmetaj ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv te funksionarëve të lartë shteterore ose i të zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 260 i K.Penal.” thuhet në dokumentin e SPAK

Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Arben Ahmetajt janë ende në fazën e e hetimit dhe duhet të vërtetohen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur dosja të shkojë për gjykim.

Dosja e SPAK: Shpenzimet e Arben Ahmetajt e familjarëve të tij në hotelet e shteteve europiane

Dosja e SPAK: Shpenzimet e Arben Ahmetajt e familjarëve të tij në hotelet e shteteve europiane

S

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZIKOI DERI NË 4 VITE BURG/ Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Luiz Ejllit
Previous article LIROHET HAPSIRA PUBLIKE NË PLAZHIN E BORSHIT/ Sekuestrohen 38 çadra dhe 66 shezlongë

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT