• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GËRDECI”/ Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO, seanca shtyhet më 8 shtator. Avokati: Kemi indicie se…
Home
Breaking News

“GËRDECI”/ Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO, seanca shtyhet më 8 shtator. Avokati: Kemi indicie se…

18 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO për çështjen “Gërdeci”. Gjykata e Posaçme deklaroi se këtë duhet ta bëjë vetë i akuzuari dhe seanca u shty më 8 shtator.

Avokati i tij Ardian Visha deklaroi do të pyeten si dëshmitarë persona në SHBA, Angli dhe Itali. “Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për qëllimvënie të zjarrit në fabrikën e demontimit”, tha Visha.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se në gjyqin e radhës u thirrën si palë në proces familjaret e viktimave dhe të dëmtuarit. Ndërkohë, ish-ministri Fatmir Mediu ka kërkuar që të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO.

Në gjykimin e zakonshëm, avokatët thanë se do të kërkojnë pyetjen e dëshmitarëve që nuk janë pyetur me herët. Po ashtu edhe pyetjen e të pandehurve për të cilët ka përfunduar gjykimi dhe kryerjen e një akt-ekspertimi të ri për shkakun e shpërthimit të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec. Kujtojmë se 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do të verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.

Në total gjykata kishte mbi 290 persona. Seanca e datës 23 qershor u shty për shkak të prokurave të personave të dëmtuar, që sipas gjykatës janë të viteve të ndryshme dhe se duheshin të rinovuara. Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASI ME MAKINË NJË KËMBËSOR/ Arrestohet 46-vjeçari në Sarandë (EMRI)
Previous article NA PRET NJË JETË MË E SHTRENJTË/ Çmimet për ushqime dhe energji do të rriten nga zhvillimet globale

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT