Mediat italiane kanë bërë publike të tjera detaje në lidhje me Haxhi Çollakun, 55-vjeçarin shqiptar, i cili u qëllua për vdekje nga policia italiane të premten. Ai përplasi me furgon një karabiniere e më pas e sulmoi me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ku jetonte ish-gruaja e tij, e cila e kishte denoncuar për përndjekje.
Nuova Venezia është ndaluar tek rrjetet sociale të shqiptarit
Tërbimet e Haxhi Çollakut, 55-vjeçarit të vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një karabinier sot duken ogur tragjik”, shkruan media italiane.
Një ditë para tragjedisë ai kishte postuar një foto të tij buzë detit krahëhapur. Në të shkruante: Kundër meje është si t’i hysh detit në këmbë.
Më tej vazhdonte duke thënë: Shumica e policisë italiane ngatërrojnë lëndinën me murin, por me mua do të hash bar, ose do t’i biesh murit me kokë.
Ndër komentet e tij kishte edhe paralajmërime të errëta.
“Të mësova të numërosh, tani do të më bësh llogaritë”, shkruante ai.


