• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTROHEN 60 MIJË EURO E DY LLOGARI ME…/ Në kërkim administratori i këmbimit të parave në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

SEKUESTROHEN 60 MIJË EURO E DY LLOGARI ME…/ Në kërkim administratori i këmbimit të parave në Tiranë

15 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia njofton finalizimin e një operacioni policor të koduar “Crypto” duke sekuestruar 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro.

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti.

Njoftimi i policise 

Finalizohet pas një hetimi me metoda proaktive operacioni policor i koduar “Crypto”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shpallet në kërkim administratori i një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas.

Peocedohet në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti.

Sekuestrohen 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro.

Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Crypto”, në kuadër të cilit u shpall në kërkim shtetasi R. N., 48 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi R. N., administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin R. B. Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.

Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI I SHPALLI " LUFTË" SHBA-SË/ Albin Kurti paguan një kompani lobuese për t'u "pajtuar": Fatura e kripur për qytetarët
Previous article TAKON ESCOBAR/ Balluku: Shqipëria e fokusuar në përmbushjen e angazhimeve në rajon. SHBA garanton mbështetje

s.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT