Nga kontrollet e kryera në të gjithë vijën bregdetare në Sarandë, policia ka sekuestruar 40 shezlongë dhe 20 çadra që ishin vënë pa leje në plazhin “Pasqyrat”. Për pasojë janë vënë nën hetim pronari i tyre.
Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, policia ka evidentuar që një subjekt kishin vendosur në hapësirën e plazhit çadra dhe shezlongë pa leje, në plazhin e quajtur “Pasqyrat”.
Për pasojë u sekuestruan 20 çadra dhe 40 shezlongë, të vendosura nga F. M., pa lejen e bashkisë Sarandë. Ky i fundit u vu nën hetim në gjendje të lirë për pushtim të tokës dhe mospagim të taksave dhe tatimeve.


