• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TEMPERATURA MBI 40 GRADË NË GREQI/ Autoritetet marrin masa, mbyllet Akropoli
Home
Rajon

TEMPERATURA MBI 40 GRADË NË GREQI/ Autoritetet marrin masa, mbyllet Akropoli

14 July, 2023 s.autor Rajon

Greqia ka mbyllur Akropolin antik për shkak të temperaturave të larta që ka regjistruar të premten. Mbyllja është bërë për të mbrojtur turistët, teksa jugu i Evropës është goditur nga një valë e të nxehtit. Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA), satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat në tokë dhe det, ka paralajmëruar se Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia po përballen me kushte ekstreme.

Në Athinë temperaturat më 14 korrik arritën mbi 40 gradë Celsius dhe autoritetet mbyllën për turistët Kodrën e Akropolit ku gjendet tempulli Partenon, që vizitohet nga miliona persona çdo vit. Ministria e Mbrojtjes Civile në Greqi ka paralajmëruar se për shkak të të nxehtit pesë zona përreth mund të përballen me zjarre duke paralajmëruar banorët që të shmangin këto zona.

Ndërkaq, mjekët kanë rekomanduar që të moshuarit dhe ata që kanë probleme shëndetësore të shmangin daljen jashtë për shkak se ata janë më të rrezikuar nga vala e të nxehtit. Javën e ardhshme temperaturat mund të shënojnë një rekord në Evropë dhe të thyejnë rekordin prej 48.8 gradë Celsius që u regjistrua në gusht të vitit 2021 në Sicili.

Një studim i publikuar së fundi tregoi se për shkak të valës së të nxehtit mbi 61.000 persona kanë vdekur verën e kaluar në Evropë. Javën e kaluar, çdo ditë bota shënoi ditën më të nxehtë. Përveç Evropës edhe Shtetet e Bashkuara po përballen me temperatura të larta dhe pritet që ato të arrijnë rekord në ditët në vijim. Qyteti Feniks në Arizona për 15 ditë resht ka shënuar temperatura mbi 43.3 gradë Celsius.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFERA E INCENERATORIT/ SPAK dërgon në Gjykatë kërkesën për arrestimin e Ahmetajt
Previous article ZHURMA NË VESH QË PULSON SI ZEMRA/ Çfarë sëmundjesh fshihen pas saj?

s.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT