• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJDES/ Mjekët ngrenë alarmin: Ja se si pickimi i një rriqre mund të kthehet në vdekjeprurës
Home
Shëndet

KUJDES/ Mjekët ngrenë alarmin: Ja se si pickimi i një rriqre mund të kthehet në vdekjeprurës

14 July, 2023 s.autor Shëndet

Nëse ju kafshon një rriqër këtë verë, mund ta konsideroni atë si një bezdi dhe të mos mendoni asgjë për të.

Por mjekët tani po ju bëjnë thirrje që të jeni të kujdesshëm ndaj një efekti anësor të çuditshëm por potencialisht vdekjeprurës, një alergji ndaj mishit të kuq. Alarmi i tyre vjen pas rastit të një burri çek, i cili pësoi një atak kardiak nga komplikacioni pak i njohur.

68-vjeçari, i cili jetonte në afërsi të qytetit të Pilsen, nuk ishte në dijeni se ai ishte pickuar nga një rriqër.

Burri, të cilin mjekët nuk e identifikuan, u godit papritur nga anafilaksia pasi kishte ngrënë në darkën e tij veshka derri pikante.

Rreth një orë më vonë, burri u gjet nga gruaja e tij duke gulçuar në karrige, duke luftuar për të marrë frymë dhe zemra e tij ndaloi përkohësisht.

Në momentin që mbërriti një ambulancë, burri ishte i vetëdijshëm dhe merrte frymë, por ai ishte ende në një gjendje të keqe dhe u dërgua në spital. Gjatë një ekzaminimi fizik, mjekët gjetën një rriqër të ngulitur në lëkurën e tij, të cilën e nxorrën.

Mjekët thanë se rezultatet fillestare të testit treguan një numri të ngritur të qelizave të bardha të gjakut dhe një hije në mushkëri.

Megjithatë, ndërsa ata mblodhën historinë e tij mjekësore, gruaja e tij përmendi se burri kishte filluar të ndjente kruarje pas drekës së tij. Kjo bëri që ekipi i mjekëve të dyshonte se faji ishte një reaksion alergjik. Testet e mëtejshme të gjakut sugjeruan se burri kishte vuajtur nga anafilaksia, një reaksion alergjik kërcënues për jetën, duke mbështetur hipotezën e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA E KOSOVËS MËSYN NË BANESAT E DY ZYRTARËVE/ Sekuestrohen shuma të mëdha parash
Previous article PARALAJMËRON PROTESTA/ Berisha: Do t’u drejtohemi shqiptarëve për largimin e qeverisë

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT