Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Uashingtonin për të shpallur non grata Aleksandër Vulin, drejtorit të Agjensisë për Siguri dhe Informacion në Beograd.
Aleksandër Vuçiç la të nëkuptuar se nuk do të shkarkojë Vulin nga posti i tij pa kryer më parë një hetim ndërsa ironizoi Shtetete e Bashkuara të Amerikvs duke thënë se ai ka vënë re që Kokianë nuk është gjetur në zyrën e Drejtorit të Agjensisë për Siguri dhe Informacion por në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Serb Arsyetoi më tepër edhe mbi arsyet se përse Aleksandër Vulin është sanksionuar.
Aleksandër Vulin Drejtor i Agjensisë për Informacion dhe Siguri në Serbi u vu në listën e zezë nga Departamenti Amerikan i Thesarit pasi Washingtoni ka të dhëna se ai ka qenë I përfshirë në akte kriminale dhe afera korruptive për interesat e tij politik dhe personal duke minuar paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor


