• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË VERI TË KOSOVËS/ Sunak i shqetësuar: Kurti dhe Vuçiç, përgjegjësit për të ulur tensionet mes dy vendeve
Home
Nderkombetare

SITUATA NË VERI TË KOSOVËS/ Sunak i shqetësuar: Kurti dhe Vuçiç, përgjegjësit për të ulur tensionet mes dy vendeve

9 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik, Rishi Sinak ka shprehur sërish shqetësimin e tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Deputetja britanike, Alicia Kearns e pyeti kryeministrin Sunak se a do të ketë angazhim nga ai për zgjerim të mandatit të KFOR-it, në mënyrë që të merret edhe me kontrabandimin e armëve që po futen nga Serbia në Kosovë.

“Si kryeministër, a do të angazhoheni tani që ne do t’i bashkohemi EUFOR-it, ku do të shtoja se si Turqia ashtu edhe Kili janë anëtarë, dhe a do të konsideroni gjithashtu lobimin për një zgjerim të mandatit të KFOR-it në Kosovë në mënyrë që ata të përballen me çështjet ilegale, pra armët që dërgohen nga Serbia në Kosovë, të cilat po financohen ilegalisht nga Beogradi dhe po armatosen milicitë në Kosovë”, pyeti deputetja Kearns.

Në përgjigjen e tij Sunak, shtoi se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiç kanë përgjegjësi për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it. Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, u shpreh Sunak, duke shtuar se duhet gjetur rruga për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Si përket pyetjes së deputetes Kearns për t’iu bashkuar EUFOR-it, që është misioni ndërkombëtar përgjegjës për zbatimin e pjesës ushtarake të Marrëveshjes së Dejtonit, Sunak tha se mospjesëmarrja e Mbretërisë së Bashkuar në të “nuk pasqyron rëndësinë e operacionit për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe se po përpiqemi të vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin me misionin”, shkruan Telegrafi.

Që nga fundi i majit, serbët lokalë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po kundërshtojnë që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Banorët lokalë serbë po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave.

Serbët lokalë janë përleshur me pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan më 29 maj. Nga përleshjet janë plagosur dhjetëra persona nga të dyja palët.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe në veri të mbahen zgjedhje të reja lokale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHUAN KURIOZITETIN E NDJEKËSVE/ Efi Dhedhes zbulon nëse do ta shohim në televizion së shpejti
Previous article POLONIA I DRUHET MË TË KEQES/ “Blindon” me 1 mijë ushtarë e 200 mjete kufirin me Bjellorusinë

s.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT