• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Bombardime në Lyman, 8 të vrarë! Zelensky feston kthimin nga Turqia me komandantët e batalionit Azov
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Bombardime në Lyman, 8 të vrarë! Zelensky feston kthimin nga Turqia me komandantët e batalionit Azov

9 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Granatimet e artilerisë ruse vranë të paktën 8 civilë dhe plagosën 13 në Lyman, nw rajoni Donetsk të Ukrainës. Të paktën 10 qytete dhe fshatra ishin bombarduar. Qyteti i Lyman është një qendër kryesore hekurudhore në Rajonin Lindor. Ushtria ukrainase tha në përditësimin e saj të përditshëm ushtarak se kishte zmbrapsur përpjekjet për sulm nga trupat ruse pranë qytetit.

Turqia duket se është rikthyer sërish në ‘udhëkryqin’ e fateve të luftës Rusi-Ukrainë. Në një takim me Zelenskyn, presidenti turk Erdogan pohoi se Ukraina meriton të anëtarësohet në NATO, ndërsa i garantoi se do ketë përpjekje maksimale që do i japë fund luftës. 5 komandantë ukrainas u kthyen nga Turqia në Ukrainë së bashku me Zelenskyn.

Erdogan njoftoi se muajin e ardhshëm do të presë presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ukraina padyshim e meriton të anëtarësohet në NATO. Duke qenë në solidaritet me Ukrainën, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund luftës. Ne dëgjuam palën ukrainase për shkëmbimin e të burgosurve dhe po negociojmë edhe me palën ruse.

E diskutova këtë çështje edhe me Putinin, i cili do të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm. Shpresoj se do të kemi rezultate për të burgosurit së shpejti, por ndërkohë” vazhdojmë punën për çështjen e korridorit të grurit”.- tha Erdogan.

Pas rikthimit nga Turqia, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe 5 komandantët e mbrojtjes Azovstal të sjellë nga Turqia mbërritën në Lviv, ku u përshëndetën nga një turmë e madhe.

Presidenti ukrainas, Zelensky gjeti rastin të falenderojë SHBA për furnizimin me bombat thërmuese. Duke theksuar se vendimi qe i vështirë, Biden mori mbështetjen e ish kryeministrit britanik, Boris Johnson. Ish kreu i konservatorëve tha se Rusia ka shumë kohë që përdor këto lloj bombash dhe është mëse e drejtë që edhe Ukraina të mbështetet në furnizimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Letra e Liri Belishovës në ’82-in: Kam punuar kaq vjet me shokun Enver dhe Nexhmijen, por edhe me gërshërë të ma presin mishin...
Previous article AKUZOHET NGA PROKURORIA E LUSHNJËS PËR FALSIFIKIM? Ironizon Luiz Ejlli: U mërzitën kur morën vesh se do këndoja në Shkodër para njerëzve të gruas

s.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT