Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku realizuan një takim kokë më kokë për rreth 5 orë ditën e sotme, ku kanë vendosur që të këtë ndryshime rrënjësore për të gjithë linjën drejtuese të komisariatit të Krujës.
Komisariati i Krujës pritet t’i nënshtrohet një hetimi, ndërkohë që paralajmërohen dhe masa ndaj drejtuesve të këtij institucioni të cilët kanë neglizhuar detyrën, fillimisht duke e fshehur si ngjarje dhe duke tentuar ta kalojnë si një sherr banal.
E gjithë struktura drejtuese e komisariatit Krujë është pezulluar.


