• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ U kap në shtëpinë e trafikantit më të kërkuar në Ekuador, shqiptari i shumëkërkuar…
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ U kap në shtëpinë e trafikantit më të kërkuar në Ekuador, shqiptari i shumëkërkuar…

8 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata në Ekuador ka dënuar me 3 vite burg një shqiptar me precedentë të shumta penale, për veprën e pasurimit të pajustifikuar. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Artur Rrapaj, i cili u arrestua në Samborondón, provincën Guayas, më 9 shkurt të këtij viti. I riu shqiptar u arrestua bashkë me bosin më të madh të një rrjeti trafiku droge pseudonimin ‘Gato’, si pjesë e grupit kriminal ‘Nueva Generación’ që vepronte në Ekuador.

Kujtojmë se asokohe 37-vjeçari shqiptar u kap me disa telefona satelitorë, pajisje GPS dhe 319 mijë dollarë cash. Ndërkohë gjatë arrestimit të tij u nxorën në dritë të dhëna se mafia shqiptare që vepron në Guayas punon me kartelin Nueva Generación. Prania në Ekuador e Rrapajt, një shqiptari me precedentë penalë në Shqipëri dhe me pasaportë të skaduar 10 vite më parë, nuk ishte befasuese për policinë.

ROLI I MAFIAS SHQIPTARE

Që nga vitet 2000, e ashtuquajtura mafia shqiptare ka dërguar ‘emisarë’ në Amerikën Latine. Konkretisht në Meksikë, Ekuador, Kolumbi dhe Peru. Qëllimi ishte blerja e kokainës së lirë, sipas një hetimi të InsightCrime. Një burim policor i tha PRIMICIAS se shqiptarët, me bazë në Ekuador, fshihen pas profilit të biznesmenëve të lidhur me eksportet e ushqimit. Por ata janë me të vërtetë përgjegjës për rregullimin e detajeve logjistike për dërgimin e kokainës në Evropë. Kjo ishte pikërisht një nga pikat e forta të strukturës së menaxhuar nga alias ‘Gato’. Në vitin 2022, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara e renditi Sanchezin si një nga narkotikët kryesorë në botë. Raporti thotë se dërgesat e kokainës me alias ‘Gato’ bëheshin nga Ekuadori. Trafiku bëhej këtë përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë.
KONTAKTI ME SINALOA-N

Shtetet e Bashkuara e lidhën Sanchezin me meksikanin Miguel Ángel Valdez. Ky, nga ana tjetër, ishte ndërmjetësi me kartelin Sinaloa, të udhëhequr nga Ismael ‘El Mayo’ Zambada. Në shtator 2022, qeveria meksikane detajoi se ‘El Mayo’ Zambada ishte aleat me mafian shqiptare. Përveç krijimit të rrugëve të drogës për në Evropë, shqiptarët bashkëpunojnë me Sinaloan në pastrimin e parave. Sipas një investigimi të gazetës El Universal de México, kjo strukturë menaxhon një rrjet kazinosh dhe biznesesh. Përmes këtyre qendrave pastrohen miliona euro nga krimi i organizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË LARUSHK/ Valter Bami mohon akuzat, avokati: Baruti në dorë? Disponon armë sportive, me leje
Previous article LUFTA/ Rusia sulmon me raketa qytetin ukrainas Krivi Rih, një i plagosur, dëmtohen banesa dhe automjete

s.autor

Postime të ngjashme

KRIMI NË GREQI/ Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës Aktualitet

KRIMI NË GREQI/ Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur… Aktualitet

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA) Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT