• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA MBËRRIN NË MAL TË ZI/ Do të takohet me presidentin dhe kryeministrin malazez
Home
Politikë

RAMA MBËRRIN NË MAL TË ZI/ Do të takohet me presidentin dhe kryeministrin malazez

7 July, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit ballkanik për Iniciativën e Berlinit, ka mbërritur në Malin e Zi.

I dërguari Top Channel, gazetari Muhamed Veliu, i cili po e ndjek këtë tur raporton se në Podgoricë, kryeministri Rama u prit nga Filip Adžić, Ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.
Gjatë qëndrimit disa orësh në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama takohet me kryeministrin Dritan Abazoviç, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Agjenda parashikon edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç. Pas Malit të Zi ndalesa e fundit e këtij turi ballkanik do të jetë Beogradi, nga ku rreth orës 19:30 pritet nisja e takimit biletaral me presidentin Aleksandër Vuçiç.
Ky tur ballkanit i kryeministrit Edi Rama, thotë gazetari Top Channel Muhamed Veliu, po shoqërohet nga një kontrast tejet i fortë mes asaj çfarë ndodhi në Prishtinë, ku Rama u prit në aeroport nga një zyrtar i thjeshtë i presidencës dhe një zyrtar i protokollit dhe me ata që e pritën në vendet e tjera.
Në Shkup, Rama u mikprit nga zëvendës kryeministri Artan Grubi. Në Sarajevë, nga Ministri i punëve të Jashtëme Elmedin Konakovic. Në Podgoricë, u prit nga ministri Punëve të Brendshme. Ndërsa në Beograd gjatë mbrëmjes të së premtes do të pritet nga ministrja e Integrimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI NË KRUJË/ Jashar Maja paralajmëron hakmarrje pas dhunës nga Rrajat: "Të dalë fare” nga më i madhi deri te 5 vjeç
Previous article DENONCOI KONTRABANDË ARMËSH NGA SERBIA/ Deputetja britanike që u sulmua nga Vuçiç: E vërteta është e padiskutueshme...

s.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT