• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI BAZË FANTASTIKE TË LEXIMIT TË TERRITORIT”/ Rama: Përveç dy satelitëve tanë, u shtuan dhe 8…
Home
Politikë

“KEMI BAZË FANTASTIKE TË LEXIMIT TË TERRITORIT”/ Rama: Përveç dy satelitëve tanë, u shtuan dhe 8…

5 July, 2023 s.autor Politikë

I pranishëm në eventin për prezantimin e produkteve të para të “Shërbimit satelitor”, kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije se përveç 2 satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, kompania e shërbimit ka ofruar dhe 8 satelitë të tjerë për leximin e imazhit të territorit të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka deklaruar se sot vendi ynë ka një bazë fantastike të leximit të territorit përmes satelitëve.

Edi Rama: Shqipëria sot është vend lider në Ballkanin Perëndimor në 2 aspekte: 1 ka të bëjë me sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes që ka 5 elementë, në të pesta ne jemi të pranishëm me fuqinë relative në raport me atë që duam të arrijë, por nga ana tjetër jemi të pranishëm me një vizion të kthjellët se ku duam të shkojmë. Shqipëria është e njohur si vend lider në rajon përsa i përket shërbimeve publike të digjitalizuara dhe na vjen mirë që kemi hequr një barrë të tmerrshme nga shpina përsa i përket titujve të pronësisë dhe aksesin e qytetarëve duke kaluar në një fazë të re dhe shumë të avancuar të revolucionit digjital ku kemi hyrë. Para 48 orësh, ASHK ka kaluar në një sistem të digjitalizuar dhe një marrëdhënie të digjitalizuar me qytetarin, gjë që ka krijuar një konfuzion të madh brenda sistemit tek individët e mësuar që t’i trajtojnë pronat e qytetarëve si mundësi për të trajtuar pushtetin e tyre të vogël si pushtet absolut mbi qyetarët. Nuk ka ndonjë problematikë përsa i përket shërbimit të qytetarëve. Ky transformim do të sjellë lehtësim të jashtëzkakonshëm për qytetarët dhe mundësi për të gjithë ata të rinj të shkolluar të gatshëm të shërbejnë për shtetin me paga konkurruese me tregun, siç do të jenë pagat e Kadastrës. Në Kadastër do të na lirohen shumë vende të zëna padrejtësisht.

Sa shumë nënqeshje dhe përqeshje patëm kur lajmëruam futjen në këtë sistem. U desh disa kohë, pastaj në Shtatorin e kaluar firmosëm marrëveshjen për shërbimin satelitor për Republikën e Shqipërisë. Në Janar të këtij viti, në qendrën hapësinore Kenedi të NASA-s në Florida u krye dhe lëshimi në hapësirë i 2 satelitëve tanë, Albania 1 dhe Albania 2 dhe siç e patë deri në 21 Qershor, janë mbledhur imazhe të rëndësishme për 16 mijë e 324 kilometra katrorë të Republikës së Shqipërisë duke patur parasysh se ka qenë periudha më e bukur për gjelbërimit.

Falë edhe këmbënguljes gjithmonë e më të mirënjohur dhe të Zv/kryeministres, edhe ofruesit e shërbimit u adaptuan me kërkesën për të shtuar numrin e satelitëve në dispozicion dhe përveç 2 satelitëve, u shtuan dhe 8 satelitë të tjerë nga kompania pa asnjë pagesë ekstra për të na furnizuar me më shumë imazhe në ato periudha kohe kur kishte më shumë mundësi që të lexohej territori. Ne mund të themi se kemi një bazë fantastike të leximit të territorit sipas nevojave të digasterve. Ajo hartë e bën të pamundur abuzimin me kilometrat e përmbytura për të rritur faturën në kurriz të shtetit sepse nga imazhet, shërbimet e ngarkuara për këtë punë, atë që ne e quajmë identifikimi i dëmeve, mund ta bëjmë vetëm me 1 imazh. Po ashtu, vlera e këtyre imazheve për disiplinën në ndërtim është e jashtëzakonshme, tanimë gjithçka mund të lexohet në kohë reale lidhur me shfrytëzimin e territorit për të ndërtuar dhe me ndërtimet pa leje.

Proces jashtëzakonisht pozitiv me shumë kursim në kosto dhe me kontribut shumë të madh në mbështetje të agjesive ligjzbatuese. Tanimë, shumë më e lehtë për të pasur qartësi të plotë jo thjesht mbi sa sipërfaqe konstatohet e tillë, por sa ndërhyet në çdo sipërfaqe. Koordinimi i të dhënave me këtë sistem, na jep një fuqi shumë të madhe në kohë reale. Radiografi të pakontestueshme, ku mund të shihet si funksionojnë mushkëritë dhe organet e tjera të vendit. Gjënë më të vështirë që kishim, krijimi i kapaciteteve për të vënë në përdorim këto imazhe, e kemi sot garanci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Makina shpërthen gjatë ecjes në Tunelin e Elbasanit
Previous article PREZANTOHEN PRODUKET E SHËRBIMIT SATELITOR/ Balluku: Kemi mbuluar me imazheri 47 % të territorit, mundësi për të adresuar...

s.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT