• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREZANTOHEN PRODUKET E SHËRBIMIT SATELITOR/ Balluku: Kemi mbuluar me imazheri 47 % të territorit, mundësi për të adresuar…
Home
Politikë

PREZANTOHEN PRODUKET E SHËRBIMIT SATELITOR/ Balluku: Kemi mbuluar me imazheri 47 % të territorit, mundësi për të adresuar…

5 July, 2023 s.autor Politikë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se me monitorimin e territorit me shërbimin satelitor, vendi ynë ka mundësi që të adresojë në mënyrë efikase çështjet emergjente si përmbytjet, përfshirja nga zjarret apo problematika të tjera.

E pranishme në eventin për prezantimin e produkteve të para të “Shërbimit Satelitor” tha se ekipi po përpunon të dhënat satelitore për të krijuar një hartë bazë të Shqipërisë, që do të bëjë të mundur analizimin dhe krahasimin e të dhënave ndër vite që merren nga satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’.

“Vendit do t’i mundësohet adresimi i çështjeve urgjente si aktivitetet e ndërtimit të paligjshëm, monitorimin e përmbytjeve dhe zjarrit si për llogaritjen e dëmeve të shkaktuara por do të kemi edhe monitorim mjedisor përmes imazheve me cilësi të lartë dhe kapacitet në të gjithë vendin. Një ekip ekspertësh kanë nisur trajnimin për përdorimin e teknologjive të avancuara për përpunimin dhe analizimin e imazheve satelitore.

Ndërkohë që sipas planit dhe kërkesave të institucioneve publike, po përpunohen imazhet satelitore duke siguruar një fotografim cilësor të mbulesës së tokës mne qëllim krjimin e hartës bazë të Shqipërisë për të ofruar mundësinë e analizave krahasuese ndër vite. Ekipi i trajnuar po ndërton raste dhe shembuj që do të jenë në ndihmë të institucioneve publike për të analizuar dhe marrë vendime në një kohë sa më të shkurtër.“, tha Balluku.

Ministrja shtoi se deri më tani është mbuluar me imazheri rreth 47 përqind e sipërfaqes së territorit shqiptar, ose 13 416 kilometra katrorë.

“Shqipëria me futjen e shërbimeve satelitore është duke avancuar drejt përdorimit të teknologjive të avancuara si Inteligjenca Artificiale, machine learning dhe deep learning. Kështu nëpërmjet dixhitalizimit automatik, është arritur që nëpërmjet Inteligjencës Artificiale dhe metodës deep learning kemi marrë shembuj të ndryshëm që krijojmë modele prej tyre he më pas aplikohen mbi iamzhe të ndryshme për të arritur objektivin final. “, shtoi Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI BAZË FANTASTIKE TË LEXIMIT TË TERRITORIT"/ Rama: Përveç dy satelitëve tanë, u shtuan dhe 8...
Previous article "PSE MA NGACMON MOTRËN"/ Dy shqiptarët degradojnë në përdorimin e thikave (DETAJE)

s.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT