• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHFRYTËZIMI I TË MITURVE NË RRUGË/ Plan masat e policisë dhe Bashkisë së Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

SHFRYTËZIMI I TË MITURVE NË RRUGË/ Plan masat e policisë dhe Bashkisë së Tiranë

4 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nisur nga fenomeni i ekspozimit të të miturve në situatë rruge, situatë e cila i ekspozon fëmijët ndaj formave të dhunës, abuzimeve, shfrytëzimit dhe trafikimit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka hartuar një plan masash të përbashkët, për parandalimin dhe trajtimin e këtij fenomeni, në kryeqytet.

Ky plan masash ka si qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e keqtrajtimit dhe shfrytëzimit në situatë rruge, identifikimin dhe dhënien e ndihmës së menjëhershme, si dhe referimin e rasteve në organet kompetente.

“Gjithashtu ka si qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e fenomenit të lypjes nga fëmijët, në rrugë, rritjen e ndërgjegjësimit të gjithësecilit për këtë fenomen, si dhe zbatimin e ligjit për procedimin penal të prindërve ose të kujdestarëve ligjorë të fëmijëve, nëse do të konstatohen raste të shfrytëzimit të tyre.

Në kuadër të këtij plani masash janë ngritur grupe pune të posaçme me punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të komisariateve në varësi të saj, të Skuadrave të Terrenit të Shërbimeve Sociale dhe të Bashkisë Tiranë, të cilët kanë një rol kyç në ecurinë e këtij procesi.

Këto grupe pune po monitorojnë terrenin, me qëllim identifikimin, vlerësimin e nevojave, dhënien e ndihmës së menjëhershme, referimin e rasteve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 (Policia) dhe Alo 116-111 (Linja e Këshillimit për Fëmijët). Gjithashtu apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.”, thuhet në reagimin e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM E VETMJA QË SJELL TË ARDHURA"/ Pas Safet Gjicit, edhe Alma kërkon lirinë: Nuk korruptova...
Previous article REBELIMI I WAGNER/ Putin siguron liderët botërore pro-rusë: Pushteti dhe forca jonë mbetet e palëkundur!

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria Aktualitet

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT