• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MASHTRUAN NGA CALL CENTERAT/ 40 gjermanë thirren të dëshmojnë në GJKKO
Home
Aktualitet
Kronikë

U MASHTRUAN NGA CALL CENTERAT/ 40 gjermanë thirren të dëshmojnë në GJKKO

2 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ata u mashtruan nëpërmjet telefonit dhe iu zhvatën miliona lekë nga Call Centerat e vendosur në Shqipëri dhe tashmë kanë mundësinë të përballen fizikisht me mashtruesit e tyre në Gjykatë.

40 shtetas gjermanë, të cilët kishin bërë denoncime për mashtrimet e kryera nga Call Centerat, janë thërritur nga Gjykata e Posaçme të paraqiten në datën 6 Korrik në gjyqin, ku do të merret në shqyrtim kërkesa e SPAK për të marrë të pandehur 13 personat e akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup kriminal.

Për arsye të numrit të lartë të tyre dhe vendbanimit, është proceduar me njoftimin e tyre me anë të afishimit publik pranë Gjykatës dhe në faqen zyrtare të saj në të dyja gjuhët.

Në kërkesën e dërguar në Gjykatë, SPAK thotë se në krye të këtij grupi qëndronte shtetasi Erjon Kasmi dhe ndihmohej nga Xhulian Xhafa dhe 11 persona të tjerë. Nëpërmjet call centerit ‘Bluenergycall shpk’, ata ftonin shtetasit gjermanë të investonin në bursa ndërkombëtare.

Investimet nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj., ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Nga hetimi është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri.

Nga 3 platforma që punonin këta shtetas, janë identifikuar dëme në vlerën e 6,9 milionë Eurove, teksa të dhënat e shtetasve të dëmtuar që janë identifikuar janë gjetur në serverat e sekuestruar pranë Call Centerit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 1700 POLICË ME BIÇIKLETA NË PLAZHE/ Në dispozicion për sigurinë e turistëve
Previous article TRAZIRAT NË FRANCË/ Gjyshja e 17-vjeçarit që u vra nga policia bën thirrje për qetësi

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet Aktualitet

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet

E RËNDË/ Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT