• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DYFISHTË NË DUKAGJIN/ Hetohet një sherr i ndodhur një vit më parë në fshat
Home
Breaking News

VRASJA E DYFISHTË NË DUKAGJIN/ Hetohet një sherr i ndodhur një vit më parë në fshat

2 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shkodrës i ka përqendruar hetimet për zbardhjen e vrasjes së babë e bir në Dukagjin, në një konflikt që Gjokë Gurra ka pasur një vit më parë me një bashkëfshatarin e tij. Burime nga grupi hetimor thanë për ABC News se 57 vjeçari dhe i njohuri i tij që tashmë po hetohet nga policia, janë konfliktuar dhe zënë me grushta vitin e kaluar.

Nga dëshmitë e banorëve të fshatit Sumë, por edhe të familjarëve të dy viktimave, shkak i sherrit të asaj kohe ishte bërë tregtimi i lëndëve drusore. Gjokë Gurra që deri në vitin 2008 ka shërbyer në radhët e policisë në Shkodër, kohët e fundit bashkë me të birin, Eduardin merrej me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr.Ata kishin zënë disa zona pyjore për t’i prerë dhe lëndën drusore e shiste në qytetin e Shkodrës.

Konflikti mes Gjokë Gurraj dhe bashkëfshatarit të tij një vit më parë kaloi në heshtje por policia dyshon se ky sherr mund të jetë bërë shkak për vrasjen e babë e bir pasditen e datës 29 qershor në hyrje të fshatit Sumë.

Gjokë dhe Eduard Gurra u qëlluan me 8 plumba kallashnikovi në makinën e tyre teksa ishin duke shkuar në fshatin ku kanë jetuar prej vitesh për të parë dëmet që u ishin shkaktuar nga djegia e banesës. Djegia e banesës para se t’u bëhej atentat babë e bir dyshohet se është organizuar me qëllim nga autorët për t`ju ngritur pritë atyre.

Gjokë Gurra ka punuar edhe si kryeplak i fshatit Bruçaj. Si pistë hetimore për zbardhjen e atentatit, policia ka edhe atë të kultivimit të bimëve narkotike, ku po verifikohen rastet që 57 vjeçari mund të ketë denoncuar në polici gjatë kohës që mbante postin e kryeplakut të fshatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRISHËN QETËSINË PUBLIKE DHE VENDOSËN MUZIKË JASHTË ORARIT/ Procedohen 10 pronarë, menaxherë dhe muzikantë
Previous article "TË MUNGON BB VIP?”/ Kristi i habit të gjithë me përgjigjen, zbulon nëse do shkonte tek edicioni i 3

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT