• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRISHËN QETËSINË PUBLIKE DHE VENDOSËN MUZIKË JASHTË ORARIT/ Procedohen 10 pronarë, menaxherë dhe muzikantë
Home
Aktualitet
Kronikë

PRISHËN QETËSINË PUBLIKE DHE VENDOSËN MUZIKË JASHTË ORARIT/ Procedohen 10 pronarë, menaxherë dhe muzikantë

2 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Intensifikohen kontrollet përgjatë fundjavës, për të parandaluar ndotjen akustike, si dhe për të verifikuar zbatimin e ligjit mbi orarin dhe nivelin e muzikës

Kontrollet u monitoruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe ishin të befasishme ose në bazë të shqetësimeve që kanë adresuar qytetarët dhe pushuesit në numrat e kontaktit të Policisë.

✅Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, u konstatuan në paligjshmëri, 6 subjekte (3 në Dhërmi dhe në Vlorë, si dhe nga 1 subjekt në Durrës, Elbasan dhe Tiranë).

✅Për këto raste janë proceduar penalisht 10 shtetas (pronarë, menaxherë dhe muzikantë) që prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët dhe pushuesit, pasi kishin vënë muzikë të lartë në lokalet e tyre.

 

 

✅Për të gjitha rastet Policia ka sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shërbimet e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të posaçëm të masave, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës, me fokus kryesor parandalimin e ndotjes akustike, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha subjektet që organizojnë aktivitete me muzikë.

– Në Vlorë, Livadh dhe në Dhërmi, janë konstatuar 3 subjekte ku ishte vënë muzikë në tejkalim të orarit dhe nivelit të përcaktuar. Për këto raste janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas, konkretisht I. D., S. H., P. P., E. M., D. H., I. M. dhe E. P. (pronarë, menaxherë dhe muzikantë në këto lokale). Gjithashtu janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën në këto lokale.

– Në Durrës u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, shtetasin E. A., 50 vjeç. Pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal janë sekuestruar nga Policia.

– Në Tiranë, në unazë të re, u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherin e këtij lokali, shtetasin L. K., 36 vjeç. Në vijim, pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal, janë sekuestruar nga Policia.

– Në Elbasan, në rrugën “Aqif Pasha“, u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, shtetasin E. S., 40 vjeç. Ky shtetas gjithashtu kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për ndërprerjen e muzikës. Pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal janë sekuestruar nga Policia.

Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI I MUAJIT QERSHOR/ Policia e Shtetit: Mbi 44 mijë bimë narkotike të asgjësuara
Previous article VRASJA E DYFISHTË NË DUKAGJIN/ Hetohet një sherr i ndodhur një vit më parë në fshat

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT