Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për 32-vjeçarin Gerti Shehu, i cili goditi më 6 dhjetor të vitit të kaluar ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë një tubimi opozitar.
seanca është shtyrë më 20 korrik, pasi mungonte në seancë “viktima” e veprës penale apo të dëmtuarit Sali Berisha.
Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut, por në seancë duhet të dëgjohet edhe pretendimi i viktimës. Gjykata i ka dërguar sërish shkresë Berishës për t’u paraqitur.


