• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BABË E BIR NË FSHATIN BRUAJ/ Artan Hoxha tregon pistën kryesore të policisë
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I BABË E BIR NË FSHATIN BRUAJ/ Artan Hoxha tregon pistën kryesore të policisë

30 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme, ku u ekzekutuan Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir, në fshatin Bruçaj.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se këto ekzekutime mund të jenë të lidhura me kultivimin e kanabisit dhe operacionet e policisë për asgjësimin e kësaj lënde narkotike. Sipas Hoxhës, këto janë dyshimet e autoriteteve sepse Gjokë Gurra ishte edhe kryeplak i fshatit Bruçaj dhe duhet të raportonte për zonën.

“Janë vrarë babë e bir. Mbrëmjen e djeshme, banesës së tyre në Bruçaj, i është vënë zjarri. Ata kanë shkuar për të parë dëmin dhe kanë rënë në pritë, i kanë ekzekutuar të dy. Gjok Gurra është edhe kryeplaku i fshatit Bruçaj dhe doli që ngjarja e djeshme ka qenë karremi. Autorët nuk e kanë të vështirë sepse është zonë e thellë.

Duke qenë se është zonë ku Policia po kryen operacion të quajtur “alpet e pastra”, po goditen zona ku kultivohet kanabis. Oficerët e policisë që kanë dhënë informacion se aty ka kanabis, u është vendosur lëndë eksplozive. Në rastin konkret, në çdo moment kur bëhet monitorimi i territorit, dy janë personat përgjegjës, inspektori dhe kryeplaku. Dyshimet janë që të kemi një situatë të tillë.

Kjo ngjarje ka ndodhur edhe në Theth ku janë vrarë babë e bir, u kanë djegur lokalin, sapo kanë dalë nga Policia i kanë ekzekutuar.

Është një ngjarje në proces e sipër, policia nuk ka shumë orë që ka shkuar atje.

Ndaj të dy viktimave nuk ka patur ngarkesë penale të mëparshme.

Dyshimi është, meqenëse është zonë e njohur për kultivim kanabisi, dyshim fillestar ka nisur hetimi nga aty.

Më vonë do të shihet nëse ka probleme konflikti apo fakti që si kryeplak ka dhënë informacion në lidhje me zonën”, deklaroi Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lezhë-Laç, bllokohet trafiku
Previous article DEKLARATA E PËRBASHKËT/ Liderët e BE-së zotohen për vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT