• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U SHPALL SOT NË KËRKIM/ Albi Biçaku do vriste nipin e Azem Hajdarit në Librazhd 4 muaj më parë
Home
Breaking News

U SHPALL SOT NË KËRKIM/ Albi Biçaku do vriste nipin e Azem Hajdarit në Librazhd 4 muaj më parë

29 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Albi Biçaku është një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti”, i cili u finalizua ditën e sotme nga policia e Elbasanit.

Në kuadër të këtij operacioni u lëshuan 52 urdhër-arreste, u ndaluan 45 persona dhe 7 u shpallën në kërkim.

11 prej të dënuarve kanë qenë të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Albi Biçaku nuk është një emër i panjohur për policinë, më 21 shkurt, 27-vjeçari Biçaku qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Librazhd ku ndodheshin disa të rinj.

Ai plagosi në këmbë 35-vjeçarin Shpëtim Skura, i cili ndodhej rastësisht në tavolinë bashkë me disa miq. Biçaku synonte të qëllonte 37-vjeçarin Rinor Hajdari (nipi i Azem Hajdarit) me të cilin kishte pasur konflikt më herët.

Albi në qytetin e Librazhdit njihet si djali problematik i doktorit, pasi babai i tij është mjek prej kohësh në disa fshatra të Librazhd.

Në zgjedhjet e fundit babai i Albit, u zgjodh këshilltar në Bashkinë e Librazhdit nën siglën e partisë Social Demokrate të Tom Doshit.

Menjëherë pas ngjarjes autori u largua me makinë dhe prej shkurtit rezulton person në kërkim.

Ndërkohë në kuadër të operacionit të sotëm të koduar “Rrjeti”, policia goditi 4 grupe kriminale që ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Si ndodhi ngjarja 4 muaj më parë:

Shpëtim Skura u qëllua me plumb nga Albi Biçaku, i njohur si person problematik në qytet, por duket se nuk e ka pasur për qëllim që të lëndonte Skurën.

Biçaku ka pasur një tjetër problem dhe ka sulmuar me armë zjarri biznesin, por pa kontrolluar nëse brenda ka pasur klientë. Një prej tyre ishte Skura, i cili u kap rastësisht nga plumbat.

I plagosuri ka qenë në tavolinë me shokun e tij të punës dhe sapo ishin kthyer nga Durrësi po pinin kafen e mbrëmjes.

Në atë moment ka ardhur autori me një makinë tip “Audi” dhe ka qëlluar një herë me pistoletë, duke plagosur 35-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikur për jetën. Ndërkohë që nga Policia e Librazhdit ende vijon puna për kapjen e 27-vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 4 NDESHJEVE PEZULLIM NGA UEFA/ Jose Mourinho dënohet dhe gjobitet edhe në Serie A
Previous article TË FLESH VETËM 6 ORË GJUMË NË DITË? Çfarë pasojash sjell në trupin e njeriut

s.autor

Postime të ngjashme

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë Aktualitet

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve Aktualitet

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT