• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË FLESH VETËM 6 ORË GJUMË NË DITË? Çfarë pasojash sjell në trupin e njeriut
Home
Shëndet

TË FLESH VETËM 6 ORË GJUMË NË DITË? Çfarë pasojash sjell në trupin e njeriut

29 June, 2023 s.autor Shëndet

Nëse flini vetëm gjashtë orë në natë, keni katër herë më shumë gjasa të sëmureni.

Këtë e zbulon ekspertja e gjumit Olivia Arezzolo, nga Sydney, e cila thekson marrëdhënien e madhe mes gjumit dhe shëndetit. Gjumi ndikon në gjithçka, nga kujtesa tek njohja, nivelet e stresit, mirëqenia emocionale, lëkura dhe sigurisht shëndeti i përgjithshëm.

Nëse nuk bëni shtatë ose tetë orë gjumë çdo natë, ka të ngjarë të përjetoni efekte fizike, mendore dhe emocionale.

“Gjumi është jetik për nivelet e energjisë”, thotë ekspertja.

Rreth 70% e hormonit të rritjes njerëzore prodhohet gjatë gjumit të thellë, i cili nuk është përgjegjës vetëm për shëndetin e lëkurës, por edhe për çdo qelizë të trupit. Nëse gjumi nuk është i mjaftueshëm për të siguruar shërim, ka të ngjarë të zgjoheni të lodhur dhe të rraskapitur”, thekson ajo.

Kur flemë, truri ynë “detoksifikohet” nga një neurotoksinë që mund të shkaktojë dëmtim të të menduarit dhe funksionit mendor, humbje të kujtesës, madje edhe sëmundjen e Alzheimerit.

“Pas një nate me gjumë të pamjaftueshëm, kortizoli, hormoni i stresit, mund të rritet deri në 37%, duke shkaktuar ankth dhe shqetësim”, tha Arezzolo.

Efektet afatgjata të gjumit të pamjaftueshëm janë edhe më të këqija: rreziku ndaj sëmundjeve kardiovaskulare rritet me 45%, gjithashtu shkaktohet diabet i tipit 2 dhe çrregullime të ankthit.

Për fat të mirë, ka hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të përgatitur trupin tuaj për gjumë adekuat dhe cilësor. Ju mund të meditoni dhe të merrni një suplement magnezi, i cili ju ndihmon të relaksoheni dhe të flini.

Mund të pini edhe çaj kamomili, ndërkohë që është e nevojshme të mbani larg çdo pajisje elektronike që lëshon dritë blu, si celularët, tabletët dhe TV. Drita blu pengon melatoninën dhe shkakton vështirësi në gjumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHPALL SOT NË KËRKIM/ Albi Biçaku do vriste nipin e Azem Hajdarit në Librazhd 4 muaj më parë
Previous article SEZONI VEROR DHE SHTIMI I FLUKSIT NË SPITAL/ Brataj: Në jug kemi shtuar disa qendra shëndetësore të përkohshme

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin Shëndet

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin

BARBEKJU NË VAPË? Ja gabimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe helmim nga ushqimi Shëndet

BARBEKJU NË VAPË? Ja gabimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe helmim nga ushqimi

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT