• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FURNIZONTE” LOKALET E PLAZHIT ME KOKAINË/ Pranga 27-vjeçarit në Himarë
Home
Aktualitet
Kronikë

“FURNIZONTE” LOKALET E PLAZHIT ME KOKAINË/ Pranga 27-vjeçarit në Himarë

29 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se furnizonte lokale në Himarë me kokainë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet P. D., banues në Tiranë.

Ndërkohë, sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe në lekë, e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe dy celular.

NJOFTIMI I POLICISE
Goditje të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në doza, në lokale në vijën bregdetare. Shiste doza të lëndës narkotike kokainë, në lokale në plazh, vihet në pranga 27-vjeçari. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe në lekë, e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe dy celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara në të gjitha plazhet e qarkut, me qëllim parandalimin e paligjshmërive, si dhe për garantimin e një sezoni turistik të sigurtë, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndës narkotike kokainë, në doza, në lokale në bregdetin e Himarës. Si autor i dyshuar i këtij rasti u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Potam 2”, si dhe u arrestua shtetasi:

-P. D., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve ndaj 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, në rreth 50 doza, një pjesë e të cilës e gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe në lekë, e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave, si dhe dy celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Ukraina akuzon një agjent të dyshuar rus për përfshirje në sulmin në Kramatorsk
Previous article "KOHA TË KEMI NJË QASJE GLOBALE"/ KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT