• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU I DROGËS NGA SIRIA E TURQIA NË DREJTIM TË BE PËRMES SHQIPËRISË/ GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të arrestuarit
Home
Breaking News

TRAFIKU I DROGËS NGA SIRIA E TURQIA NË DREJTIM TË BE PËRMES SHQIPËRISË/ GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të arrestuarit

28 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masat e sigurimit të dhëna në mungesë për grupin e arrestuar për trafik droge nga vendet e Lindjes së Mesme. 19 prej tyre janë lënë në arrest me burg, ndërsa një tjetër në arrest shtëpie. Ndërkohë qëndron i shpallur në kërkim një person tjetër.

Ka pasur diskutime të ashpra. Avokatët kanë kërkuar t’u vihen në dispozicion provat. Një pjesë tjetër ka kundërshtuar përgjimet e bëra nga Prokuroria e Posaçme.

Një aksion i përbashkët i autoriteteve shqiptare dhe italiane goditi një grup prej 21 personash që trafikonin lëndë narkotike nga Siria, Turqia dhe Amerika Latine drejt vendeve të BE-së, nëpërmjet vendit tonë.

Droga transportohej përmes kamionëve, në të cilët ishte përshtatur një vend ku as skaneri nuk e zbulonte. Në mesin e të ndaluarve është edhe një efektiv policie, i dyshuar për korrupsion.

Sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në Shqipëri, në 8 raste “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”.

Ndërsa 3 raste të tjera në Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe Itali. Sipas Prokurorisë se Posaçme, nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg, ajo do të kapte vlerën e 2.7 milionë Eurove.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E MILIONA NJERËZVE NË VITET 1930/ Kroacia njeh Holodomorin si gjenocid
Previous article "JETON SI I VDEKUR"/ Inteligjenca amerikane për Prigozhin: Po qëndron i izoluar në një hotel pa dritare

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT