• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI ME BORRELL/ Rama: Situata në veri mos ndikojë në Rajon, Kurti e Vuçiç të mos largohen…
Home
Politikë

TAKIMI ME BORRELL/ Rama: Situata në veri mos ndikojë në Rajon, Kurti e Vuçiç të mos largohen…

27 June, 2023 s.autor Politikë

Fjala e Ramës:

Ka qenë një moment shumë i dobishëm biseda që kemi bërë së bashku. Ka qenë një kënaqësi që të flas me presidentin KE më parë. Sigurisht që kjo bisedë ka qenë inkurajuese. Është mirë kur dëgjon fjalë të mira për punën dhe reformat që po bëjmë.

Ne jemi gati në kohë për të marrë hapin e radhës. Ishte kënaqësi që të ndanin opinionet e përbashkate për diçka shumë të rëndësishme, që ka të bëjë më sigurinë e Rajonit. Ne jemi një Rajon që kemi vuajtur shumë dhe nuk mund të ketë tjetër disavantazh dhe në këtë Rajon ngjarjet janë të ndë2rlidhura ngushtësisht dhe nuk mund të shohim vetëm shtëpinë tonë, pa pasur parasysh se çfarë po ndodh me fqinjët dhe pasojat shkatërruese që mund të ketë jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën.

Ju falënderoj që keni dhënë prova që durimi ka humbur për shtetet anëtare të BE dhe ngritjet e shqetësimit. Uroj që shumë që konferenca që do të zhvillohet me liderët e dy palëve, do të tërheqë shumë vëmendje dhe do të sjellë liderë nga shtetet e BE dhe SHBA dhe të mos i lejojmë të largohen nga konferenca pa arritur një marrëveshje të përbashkët. Pasi nëse nuk do ta arrijnë këtë pasojat do të rëndojnë mbi të gjithë ne.

Jam shumë i lumtur që ne arritëm të lironim policët dhe tani është koha që të bëjmë ndërhyrje të menjëhershme që situata të mos përshkallëzojë. Ne jemi të angazhuar që të punojmë me aleatët që të mos lejojmë që kjo situatë të mos e dëmtojë Rajonin, pasi kemi shumë gjëra të tjera për të bërë. Kemi bërë shume dhe nuk mund ta lejojmë që kjo të shkatërrohet nga një zhvillim absurd që bazohet në pretendime kaq absurde.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO JETË OPINIONISTE NË BB VIP 3? Zhaklin Lekatari zbulon surprizat: Publiku...
Previous article TENSIONET NË VERI/ Borrell-Ramës: Faleminderit për angazhimin tuaj për gjetjen e një zgjidhjeje

s.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT