Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në “Twitter” i ka bërë një thirrje Serbisë pas sulmi të një nate me parë në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Kurti i kërkon Serbisë të ndalë menjëherë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete.
Ai shton se si pasojë e sulmit në komunë për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar, por sipas tij, mund të kishte shumë të tillë.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat që ndodheshin afër. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”, ka shkruar ai


