Fredi Beleriut nuk iu dha lejë për të lënë qelinë, në mënyrë që të mund të betohej para këshillit bashkiak të Himarës, si kryetari i ri.
Beleri, i cili ndodhet në burg nën akuzë për blerje votash, i ka dërguar një letër këshilltarvë, ku shprehet se është penguar të marrë detyrën.
Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i kësaj bashkie më 14 maj, nuk do të betohet si kryetar, kjo pasi GJKKO i rrëzoi kërkesën për të qenë pjesë e betimit.
Refuzohet lirimi i Belerit/ Greqia reagim zyrtar: Shqipëria vend kandidat për në BE, të respektojë të drejtat
“Fjala përshendetëse e Kryetarit te Bashkisë z. Dhionisios Alfred Beleri drejtuar anetarëve të Këshillit të Bashkisë së Himarës Himarë 27.06.2023.
Të nderuar këshilltarë, të nderuar qytetarë të Bashkisë së Himarës, Sot, në ditën e marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë Himarë, megjithëse kërkova leje për të marrë pjesë dhe njëherësh përgjegjësinë që më ngarkuat me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit 2023, ma refuzuan.
Pas sulmit shpifës dhe vulgar ndaj meje nga Edi Rama në javën e fundit zgjedhore, arrestimit tim të paligjshëm dy ditë para garës zgjedhore, paraburgimit tim për 45 ditë, sot më penguan të marr detyrën duke tjetërsuar për momentin, rezultatin e zgjedhjeve. Pavarësisht kësaj, unë ende besoj në fuqinë e së vërtetës. Unë ende besoj në fuqinë e së mirës dhe virtytit. Sulmi i paprecedentë dhe 45 ditët e paraburgimit tim të padrejtë nuk e ndryshojnë besimin tim të thellë te demokracia, te të drejtat, institucionet dhe pikë së pari te qytetarët.
Besoj dhe ju ftoj të besoni dhe ju se ky kalvar nuk do të ketë kryqëzim. Shpresoj që së shpejti të gjithë të mendojnë lirshëm dhe të veprojnë me virtyt. Prandaj ju kërkoj të tregoni durim, besim në demokraci dhe në shtetin e së drejtës, në atë që mbrojtët me votën tuaj. Sepse më 14 maj fitoi Demokracia. Fitoi Himara. Dhe u jam mirënjohës atyre që treguan trimëri, por edhe mirëkuptoj ata që u nënshtruan presionit. Por ju premtoj se për mua nuk ka fitues dhe humbës.


