• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FRIKË NGA DËBIMI/ Shqiptarët në Britani heqin dorë nga kërkesat për azil! 4400 prej tyre braktisin vendstrehimet…
Home
Aktualitet
Kronikë

FRIKË NGA DËBIMI/ Shqiptarët në Britani heqin dorë nga kërkesat për azil! 4400 prej tyre braktisin vendstrehimet…

25 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mijëra shqiptarë azilkërkues në Britaninë e Madhe, janë larguar nga hotelet ku ishin akomoduar.

Sipas mediave britanike mbi 4400 shqiptarë që më parë kishin kaluar kanalin e Lamansh për të shkuar në Angli kanë tërhequr kërkesat për azil. Shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese duke pasur parasysh që në periudhën janar-mars ishin gjithsej 6 mijë kërkesa që u tërhoqën

Sipas the Times, largimi nga qendrat e azileve nga emigrantët shqiptarë, duke shmangur intervistat e detyrueshme me ligj, po përdoret si një metodë për të shmangur refuzimin e më pas rrjedhimisht dëbimin drejt Shqipërisë.

Megjithatë, Organizatat bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar që punojnë me azilkërkuesit kanë paralajmëruar qeverinë se jo të gjithë individët janë arratisur për këtë fakt, pasi mendohet se shumë prej tyre janë edhe viktima të shfrytëzimit.

“Ne nuk mund të lejojmë që njerëzit që kanë ardhur në vendin tonë të bëhen viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit ose të vuajnë nga varfëria,” tha Enver Solomon, CEO i Këshillit të Refugjatëve.

Ka edhe nga ata shqiptarë që rrugëtimi i tyre drejt Britanisë së Madhe, ka rezultuar më kot, pasi çdo të enjte një avion “charter” i Home Office sjell në Rinas shqiptarë që kanë përfunduar dënimet ne burgjet angleze bashkë me ata që kanë shkuar me gomone.

Vitin e shkuar ishte fluksi më i lartë i emigrantëve që shkuan drejt Mbretërisë së Bashkuar me Gomone. Mbi 12 mijë u larguan atje për një jetë më të mirë. Ndërkohë ende vijon që ky numër të jetë i lartë, pavarësisht se ligjet janë forcuar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHOHET SE U TRANSMETUA NGA KAFSHËT TEK NJERËZIT/ Shërbimi Informativ i SHBA: Covid-19 nuk u krijua në laborator
Previous article PËRFUNDON SINJALISTIKA LINEARE NË DY RRUGË NË TIRANË/ Veliaj tregon metodën që është përdorur: Kujdes i veçantë për çdo rrugë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur… Aktualitet

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA) Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA)

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare Aktualitet

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT