• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U LARGUA NË GJERMANI/ Mjekja shqiptare: Do isha e gatshme të punoja dhe për 200 euro në Shqipëri…!
Home
Sociale

U LARGUA NË GJERMANI/ Mjekja shqiptare: Do isha e gatshme të punoja dhe për 200 euro në Shqipëri…!

24 June, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjekja shqiptare Aurora Dollenbeg ishte e ftuar në një intervistë në Euronews Albania, për të folur rreth ligjit të ri të vendosur për studentët e mjekësisë. Dollenbeg është larguar nga Shqipëria 10 vite më parë për të ushtruar profesionin e saj në Gjermani. Megjithatë ajo tha se nëse kushtet do të kishin qenë të favorshme këtu do të kishte qëndruar.

“Ikja ime para 10 viteve në Gjermani, ka qenë jo vetëm e imja, por ka qenë thuajse një brez i tërë që u largua. Unë kam qenë e para që kam hapur lajmin në Shqipëri që në Gjermani ishte i mundur punësimi. Mund ta quaj veten fajtore për këtë eksod, por pse u bëmë fajtor ndaj vendit tonë?

Në ato kushte që ne ishim në fillim dhe kur akoma nuk ishin hapur konkurrimet për specializim, ishte një konkurrencë e jashtëzakonshme. Shumë breza, nëse fakulteti i mjekësisë prodhon rreth 300 mjekë në vit, ne ishim rreth 5 vite që ishin akumuluar, pra ishte një konkurrencë shumë e madhe për shumë pak vende specializimi dhe kushtet e tjera dihen, rrogat ishin shumë të ulta”,-tha mjekja Aurora Dollenbeg.

E pytur nëse do kishte qëndruar në Shqipëri po t’i ishin dhënë kushtet, mjekja tha se pa dyshim ajo do kishte qëndruar, madje sipas saj ajo do kishte pranuar të punonte edhe më 200 euro, por në atë kohë konkurrenca ishte shumë e madhe, ndaj dhe u largua jashtë vendit.“Unë do kisha qenë dakord edhe për një vend punë me 200 euro vetëm që të startoja, se si një mjeke e re ti ke nevojë fillimisht që të marrësh eksperiencë, pastaj të bësh karrierë, por në atë periudhë ishte konkurrencë shumë e lartë, ndërsa në këto momente Shqipëria po lufton për t’i mbajtur mjekët”-tha presidentja e federatës së mjekëve shqiptarë në Europë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SASI TË MËDHA PARASH U GJETËN NË SELINË E WANGER/ Prigozhin: Janë për shpenzimet e organizatës mercenare
Previous article DETAJET E PARA/ Përfshihet nga flakët një makinë në Gjirokastër

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT