• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GATI PËR T’U KULTIVUAR/ Asgjësohen 1664 fidanë narkotikë cannabis sativa në Mirditë, dy të arrestuar
Home
Aktualitet
Kronikë

GATI PËR T’U KULTIVUAR/ Asgjësohen 1664 fidanë narkotikë cannabis sativa në Mirditë, dy të arrestuar

24 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Mirditës pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të fazës së 18 të operacionit të koduar “Imazhi”  është bërë i mundur sekuestrimi i 1664 fidanë narkotikë cannabis sativa, që u gjetën në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë.

Gjithashtu, në Lezhë, nga veprimet e thelluara hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, identifikohet, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kultivimit të 233 bimëve narkotike cannabis sativa, të gjetura në malin e Shëngjinit dhe të asgjësuara më 31 maj 2023, gjatë fazës së 8-të të megaoperacionit “Imazhi”.

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, Policia e Lezhës ka vijuar paralelisht kontrollet në çdo skaj të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe veprimet e thelluara hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale

Në kuadër të fazës së 18-të të këtij megaoperacioni, gjatë kontrolleve në zonën e quajtur “Bjeshkët e Xhuxhës”, njësia administrative Fan, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, gjetën në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, 1664 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Falë veprime të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i një 55 vjeçari, banues në Kurbin dhe i një 32 vjeçari, banues në Krujë, të dyshuar si autorë të  kultivimit të fidanëve në kubikë.

Ndërkohë strukturat hetimore vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kultivimit të fidanëve dhe bimëve të asgjësuara nga policia gjatë fazave të zhvilluara më parë të këtij megaoperacioni policor.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga struktura hetimore e Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i një 39 vjeçari, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është autor i kultivimit të 233 bimëve narkotike që u gjetën në malin e Shëngjinit dhe u asgjësuan në kuadër të fazës së 8-të të  megaoperacionit, fazë e cila është zhvilluar më datë 31 maj 2023

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDIQNI PLANIN E BE"/ DASH tjetër apel Beogradit: Lironi pa kushte tre policët e Kosovës
Previous article PREJ VITESH RIVALË "TË PËRBETUAR"/ Luiz Ejlli i gatshëm të pajtojë dy reperët e njohur: Do isha i pari që do bëja...

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT