Një nga urat që lidh Krimenë me pjesën tjetër të Ukrainës u godit gjatë natës. Lideri pro-rus i gadishullit të aneksuar, Sergei Aksyonov, njoftoi në Telegram, duke shtuar se nuk kishte viktima.
“Ura e Chongarit u godit gjatë natës. Nuk pati viktima. Për momentin skuadra e bombave po kryen një ekzaminim për të vlerësuar llojin e municionit të përdorur. Autoritetet kanë filluar të inspektojnë rrugën”, shkruan Aksyonov.
Një tërmet me magnitudë 4.7 u regjistrua në orën 4:42 të mëngjesit me orën italiane në brigjet e gadishullit të Krimesë, mes Ukrainës dhe Rusisë. Aktualisht nuk ka raportime për dëme në persona apo pronë.


