• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ BE: Nuk kemi konfirmim për takimin Kurti-Vuçiç, por presim përgjigje pozitive
Home
Rajon

TENSIONET NË VERI/ BE: Nuk kemi konfirmim për takimin Kurti-Vuçiç, por presim përgjigje pozitive

21 June, 2023 s.autor Rajon

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se BE-ja nuk ka ende përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për ftesën për një takim këtë javë në Bruksel.

“Ne kemi thënë mjaft sa i përket pritjeve tona, pasojave të mundshme dhe hapave. Çështja kryesore është të kemi takim këtu në Bruksel dhe rreth kësaj, në këtë moment, nuk kam asgjë për të saktësuar”, tha Stano, gjatë një konference për media.

Megjithatë, Stano shtoi se “deri në fund të javës, ka akoma kohë”, por se nuk mund të konfirmojë ndonjë datë apo kohë për takimin e ftuar nga përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Po presim dhe shpresojmë se mund ta kemi datën dhe kohën e takimit dhe t’i diskutojmë pastaj modalitetet. Nuk kemi kohë për të humbur. Tash është koha për veprime e jo për fjalë dhe spekulime”, tha Stano.

Burimet diplomatike të REL-it thonë se takimi mund të zhvillohet më 22 ose 23 qershor, ndërsa po ashtu përmendin mundësinë që Kurti dhe Vuçiç të mos kenë takim direkt por vetëm takime bilaterale me Borrell.

Ad

Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET DHE EMRI/ Shpallet në kërkim anëtari i grupit të Ervis Martinaj, policia zbulon arsyen
Previous article KONTROLLI TE KAMPI MEK/ Reagon Irani: Janë rrezik, Shqipëria t’i largojë

s.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT