• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AMERIKANËT ZGJEDHIN SHQIPËRINË/ Tetë arsye pse do vizitojnë vendin tonë
Home
Sociale

AMERIKANËT ZGJEDHIN SHQIPËRINË/ Tetë arsye pse do vizitojnë vendin tonë

21 June, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria është një destinacion turistik që duhet vizituar këtë verë. Kështu shkruan website amerikan i udhëtimeve, Traveling Lifestyle.

Sipas artikullit të publikuar, janë tetë arsye për të cilat duhet vizituar Shqipëria në verën e vitit 2023.

Në vend të parë renditen plazhet, të cilësuara disa prej tyre si më të mirat në Europë. “Turistët zgjedhin plazhet me rërë ose me guralecë, sepse Shqipëria i ka të dyja llojet. Aventura në plazh fillon pas Qafës së Llogaras. Më pas shtrihet përgjatë rivierës shqiptare deri në Ksamil”, shkruan artikulli.

Muzetë, ku pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Tiranë, janë një tjetër arsye duhet vizituar vendi ballkanik.

Website amerikan vlerëson ushqimin. Sipas tyre, kuzhina shqiptare përfshin gjëra të shijshme si ullinj vendas, byrek, djathë të punuar me dorë.

Kafeja shqiptare nuk duhet lënë pa u provuar. Sipas artikullit, kafeja është e rrënjosur në kulturën shqiptare dhe vendasit e pinë me çdo vakt.
Një arsye tjetër janë Alpet Shqiptare, të njohura si Bjeshkët e Nemuna, që ofrojnë një spektakël mahnitës.

Website amerikan vlerëson mikëpritjen, ku shqiptarët përshkruhen si një nga popujt më miqësorë në të gjithë botën.

Traveling Lifestyle, shkruan gjithashtu se Shqipëria është shtëpia e disa prej mrekullive më interesante arkeologjike, si dhe vendi i shumë mrekullive të UNESCO-s të botës. Disa qytete nuk duhen humbur, si Apolonia, Butrinti etj.

Një arsye e fortë pse duhet viztuar Shqipëria janë çmimet e lira. Sipas artikullit, pas pandemisë çmimet e hoteleve dhe ushqimeve u rritën në destinacione turistike në Evropë si Kroacia, Italia apo Greqia, ndërsa në Shqipëri janë të përballueshme./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NOTAT/ Muçi lojtari më i vlerësuar, shkëlqejnë edhe Bajrami e Asllani. Berisha e Hysaj “ngelin në klasë”
Previous article KONTROLLE NË KAMPIN E MEK/ Informacioni ka ardhur nga jashtë Shqipërisë, provat do të eksportohen

s.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari Aktualitet

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT