• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MISTERI: Kush ishin pasanikët që u zhdukën në bordin e nëndetëses së Titanikut
Home
Nderkombetare

MISTERI: Kush ishin pasanikët që u zhdukën në bordin e nëndetëses së Titanikut

20 June, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ekipet e kërkimit-shpëtimit janë në luftë me kohën për të shpëtuar personat që ndodhen në nëndetësen e zhdukur gjatë eksplorimit të rrënojave të Titanikut.

Ekipet amerikane dhe kanadeze, po vijojnë punën për të bërë të mundur shpëtimin e 5 personave që ndodheshin në bordin e nëndetëses.

Mbetjet e Titanikut ndodhen rreth 435 milje (700 km) në jug të St John’s, Newfoundland dhe misioni i kërkim shpëtimit po vlerësohet tepër i vështirë.

Kush janë personat që ndodhen në bordin e nëndetëses?

-Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar, i cili është president i firmës së avionëve Action Aviation.

-Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Dawood, dhe djali i tij Suleman.

-Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush, CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – është në bord gjithashtu.

-Eksploruesi francez 73-vjeçar Paul-Henry Nargeolet mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.

Sipas ekspertëve nëndetësja ka 70-96 orë oksigjen të mbetur, duke nisur nga ora 17:00 me orën lokale të së hënës. Nga të dhënat paraprake duket se nëndetësja ka pësuar një defekt dhe ka përfunduar në fund të oqeanit.

Nëndetësja e zhdukur komunikon me një anije mbi sipërfaqen e ujit përmes teksteve të shkurtra. Por, komunikimi përmes GPS dhe sistemeve të radios nuk është i mundur. Personat që gjenden brenda nëndetëses nuk mund të dalin vetë nga ajo, sepse ata janë të mbyllur brenda me bulona që vendosen nga jashtë.

Kompania “OceanGate” është e vetmja deri më sot që ofron 3 nëndetëse të afta për t’u zhytur mjaftueshëm në ujërat e Atlantikut për të parë nga afër Titanikun. Nëndetësja peshon 10 ton dhe mund të zhytet deri në 4000 metra. Ky është misioni i parë i “OceanGate” për këtë vit, ndërsa për 2024 janë parashikuar edhe 2 udhëtime të tjera 8-ditore në rrënojat e Titanikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTROLLET NË KAMPIN E MUXHAHEDINËVE NË MANËZ/ MEK: Policia vrau një prej nesh
Previous article TENSIONE NË KAMPIN MEK NË DURRËS/ Humb jetën një person dhe plagosen disa të tjerë (DETAJE)

s.autor

Postime të ngjashme

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT