• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MUNGESË E HEKURIT APO SËMUNDJET KRONIKE? Si mund të dalloni shkakun e anemisë
Home
Shëndet

MUNGESË E HEKURIT APO SËMUNDJET KRONIKE? Si mund të dalloni shkakun e anemisë

20 June, 2023 s.autor Shëndet

Anemia është një problem shëndetësor që ka të bëjë me numrin tepër të ulët të rruazave të kuqe të gjakut ose sasinë e ulët të hemoglobinës.

Kjo e fundit është një proteinë e pasur me hekur që i bashkëlidhet oksigjenit në mushkëri dhe e transporton atë në çdo ind e qelizë.

Shifrat globale të anemisë janë tepër të larta.

Kjo sëmundje prek 1.93 miliardë njerëz ose 27% të popullsisë së botës. Të dhënat e disponueshme të Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF apo Institutit Të Shëndetit Publik ofrojnë një panoramë të përhapjes së anemisë në vendin tonë.

Kështu, në Shqipëri përqindja e grave të prekura nga anemia është 32.8 përqind. Përhapja e anemisë tek gratë shtatzëna është 31%. Të dhënat tregojnë se përhapja e anemisë është më e lartë në zonat rurale se sa në zonat urbane.

Megjithatë, ajo ulet me rritjen e e nivelit arsimor të nënës dhe indeksit të pasurisë.

Llojet e anemisë

Lloji më i përhapur i sëmundjes është ai i shkaktuar nga defiçenca e hekurit. Sëmundja shfaqet kur njeriu nuk ka mjaftueshëm hekur në organizëm ose përthithja e hekurit është e një niveli të dobët.

Lloji i dytë është anemia e shkaktuar nga defiçenca e vitaminave. Sëmundja shfaqet në mungesë të vitaminës B12 apo acidit folik. Anemia aplastike është e rrallë por ndodh kur trupi resht së prodhuari sasi të mjaftueshme të rruazave të kuqe.

Një gjë e tillë ndodh si pasojë e infeksioneve, ekspozimit ndaj lëndëve toksike, sëmundjeve autoimunitare dhe substancave narkotike.

Anemia Hemolitike vjen si pasojë e shpërbërjes së rruazave të kuqe në gjak ose në shpretkë. Kjo mund të ndodhë si pasojë e sëmundjeve autoimunitare ose çrregullimeve të trashëguara.

Anemia si pasojë e një sëmundje kronike është një pasojë dytësore e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e veshkave, mëlçisë, tiroides, reumatizmës e të tjerë.

Ndryshimi mes anemisë nga mungesa e hekurit dhe asaj të shkaktuar nga një sëmundje kronike

Anemia si pasojë e një sëmundjeje kronike shfaqet kur metabolizimi i hekurit në organizëm tjetërsohet. Në terma më të thjeshta, trupi hidhet në mbrojtje si pasojë e inflamacionit në sistemit imunitar, gjë që shkakton rënie të hemoglobinës dhe përthithjes së vakët të hekurit.

Në këtë rast nivelet e hemoglobinës janë të pandryshueshëm dhe pak më të ulët se normalja që është 9.5 mg/dl.

Për shembull nëse anemia shfaqet si pasojë e një kanceri, qelizat kancerogjene prodhojnë disa substance që dëmtojnë ose shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut. Anemia nga sëmundjet kronike prek njësoj si femrat ashtu edhe meshkujt.

Anemia nga defiçenca e hekurit prek më shumë femrat. Anemia nga sëmundjet kronike nuk trajtohet me suplementë të hekurit. Çdo sasi hekuri e marrë shtesë mund të jetë e dëmshme në varësi të sëmundjes.

Suplementët e hekurit janë të dobishëm vetëm në rastin e anemisë së shkaktuar nga defiçenca e hekurit. Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të zbulohet falë analizave të gjakut.

Megjithatë, janë simptomat që vërehen nga vetë pacientët që tregojnë më shumë për sëmundjen. Siç e përmendëm, lodhja edhe pas gjumit, të ftohtit të vazhdueshëm, zverdhja e duarve dhe këmbëve, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.

Si trajtohet mungesa e hekurit në organizëm

Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.

Burime të mira ushqimore të hekurit

Burime të mira ushqimore të hekurit janë:

Spinaqi, agrumet, boronicat, gocat e detit, gjalpi i kikirikut, farat e kungullit, fasulet dhe thjerëzat, frutat e thata.

Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.

Ushqimet e mësipërme këshillohet t’i shoqëroni me ushqime me vitaminë C, si agrume, speca, luleshtrydhe etj./Agroweb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I KE TË NUMËRUARA DITËT NË KRYE TË BASHKISË"/ Si u paralajmërua Gjici në 9 qershor nga anëtari i Këshillit Bashkiak
Previous article RRËFIMI I DIALOGUT/ Lajçak e Escobar sot me diskutim publik për Kosovën e Serbinë

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT