• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E NIKULAJT/ “DailyMail”: Tre pjesëmarrësit e atentatit, rrezikojnë ta kalojnë pjesën tjetër të jetës të burgosur në Shqipëri
Home
Breaking News

VRASJA E NIKULAJT/ “DailyMail”: Tre pjesëmarrësit e atentatit, rrezikojnë ta kalojnë pjesën tjetër të jetës të burgosur në Shqipëri

18 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre shtetas britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, përballen me rrezikun që ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri, për pjesëmarrje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, që u ekzekutua me gjashtë plumba në 19 prill në Shëngjin.

Kështu shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”, në një artikull mbi procesin e ekstradimit të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare lidhur me krimin e rëndë. Vendimi pritet të jepet në nëntor.

Prokuroria shqiptare pretendon se 3 britanikë, duke përfshirë edhe nënën e një djali 7 vjeç, ishin të përfshirë në krim.

Sipas hetuesve, Edmond Haxhia kontaktoi me Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar në planin për të larë hesapet disa vjeçare me biznesmenin Nikulaj.

Menjëherë pas ekzekutimit të biznesmenit në lokalin e tij, shtetasit britanikë bashkë me portugezin që kreu vrasjen, janë larguar nga Shqipëria, por prokuroria e Lezhës, kërkon ti ekstradojë ata për t’u gjykuar për vrasje në Shqipëri.

Dosja në gjykatën e VVestminsterit ku po shqyrtohet kërkesa për ekstradim, tregon se të afërmit e Edmond Haxhisë dhe Ardian Nikulajt ishin përfshirë në një ‘gjakmarrje’ disa vjeçare.

Më 25 qershor 1997, në Lezhë, Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetja dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri Pëllumb Nikulaj, vëllain e Ardian Nikulajt. Më pas, në shtator të atij viti, Lekstakaj dhe Gjetja u qëlluan për vdekje në një sulm hakmarrjeje, të cilin thuhet se e kishte organizuar Nikulaj.

Në mars të vitit 1999, në një fshat të Shqipërisë, dy anëtarë të familjes Lekstakaj Gjovalini dhe Pjetri qëlluan me armë zjarri ndaj Nikoll Nikulajt, xhaxhait të Ardianit. Ai u kundërpërgjigj me pushkë gjuetie, duke vrarë Gjovalin dhe plagosur Pjetrin i cili u largua në Birmingham.

Në vitin 2007, Shqipëria tentoi ta ekstradonte Pjeter Lekstakajn për tentativën e vrasjes së Nikoll Nikulajt, por kërkesa dështoi. Avokatët e Lekstakajt argumentuan se ai vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe burgjet shqiptare nuk do të mund të trajtonin të dënuar me këtë gjendje.

Tre shtetasit britanikë dyshohet se kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të kryer vëzhgimin e Ardian Nikulajt në lokalin e tij, në Shëngjin. Ruben Saraiva, 27 vjeç, i lindur në Portugali e banues në Mbretërinë e Bashkuar, është personi që qëlloi biznesmenin. Ai u largua nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes, por u arrestua në Marok në fillim të majit ku është dërguar kërkesa e ekstradimit.

Ndërkohë në procesin që mbahet në Londër, Zoe Lash, përfaqësuese e qeverisë shqiptare, tha se më 19 prill në orën 13.23, Ardian Nikulaj u qëllua me gjashtë plumba.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dikë që hyn në lokal me një skafandër dhe një jelek fluoreshent, qëllon dhe largohet me një motoçikletë gri.

Sipas saj, sulmi ishte i paramenduar që kishte një shkallë të konsiderueshme planifikimi. Haxhia dyshohet të jetë organizatori i vrasjes. Edmond Haxhia është kushëri i një familjeje të quajtur Lekstakaj.

“Ne themi se ata janë në gjakmarrje me familjen e viktimës që nga viti 1997, kur dyshohet se vranë vëllain e viktimës.

Haxhia, 37, Hunt, 49, Bridgeman, 27 dhe Mithan, 35, të gjithë mohojnë kryerjen e përgjimeve që çuan në vrasje. Haxhia mohon organizimin e goditjes dhe i armatosuri i dyshuar është i arrestuar në Marok.Haxhia, Hunt dhe Mithan mbeten në paraburgim, por Bridgeman u lirua me kusht pasi babai i saj i ofroi gjykatës një garanci prej 20,000 £.

Seanca dëgjimore e ekstradimit do të mbahet në nëntor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRITOL MAKINËS SË BIZNESMENIT NË TIRANË/ Çfarë ndodhi dy ditë më parë në Astir, një person i maskuar…
Previous article DEKLARATA E FORTË E VUÇIÇ/ Akuza EULEX: Gënjeshtarë! Kurti ka krijuar situatë kriminale...

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT