• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LUMENJTË E SHQIPËRISË MBETEN…”/ “The Times” për Vjosën: Ujë i kristaltë e degëzime të bardha për rafting
Home
Sociale

“LUMENJTË E SHQIPËRISË MBETEN…”/ “The Times” për Vjosën: Ujë i kristaltë e degëzime të bardha për rafting

14 June, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

“Uji i kristaltë dhe degëzime të bardha: Parku i parë Kombëtar i lumit të egër në Evropë për rafting”. Ky është titulli kryesor që prestigjiozja “The Times” i kushton vendit tonë. Më tej britanikja shkruan se në Shqipëri gjenden përrenj me shumë adrenalinë, male të shenjta dhe një lumë i pazbutur, ja si është të prekësh aventurën në lumin e Vjosës në Shqipëri.

“The Times” përshkruan me detaje lundrimin me gomone apo kajaket për rafting duke e konsideruar këtë sport si një festë në ujërat e pastra që të rrëmbejnë në furinë e lumit të egër të Evropës.

Adrenalina në këtë lumë unik siç është Vjosa të shton rrahjet e zemrës duke e bërë këtë shëtitje padyshim të paharrueshme. Në artikullin e “The Times” shkruhet se Vjosa mbetet e paprekur dhe në asnjë pikë përgjatë gjithë lumit nuk ka kanale, devijime, sikurse asnjë digë të mundshme. Britanikja rikujton dhënien e statusit si Parku i parë Kombëtar i lumit të egër në Evropë.

Në brendësi të shkrimit nënvizohet se Vjosa është vetëm një nga mrekullitë e shumta të eksploruara gjatë itinerarit të rafting. Pas udhëtimit plot adrenaline në një fshat malor të vogël, turistët provuan një vakt tërësisht me produkte bio të rritura në tarracat e fshatit. Më tej një shëtitje poshtë malit të shenjtë të Tomorrit dhe akomodimi në Bujtinat aty pranë. Britanikja “The Times” shkruan se lumenjtë e Shqipërisë mbeten padiskutim xhevahirët e saj duke u krahasuar me lumenjtë në veri të Kanadasë.

“The Times” zbulon Shqipërinë përmes turizmit të aventurës, të përvojave unike të rafting në ujërat e Vjosës. Kështu u shpreh edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar në faqen e internetit te medias britanike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHUMË SE 20 VITESH/ Shfaqet në publik djali i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç-it
Previous article GOMONJA E ARRESTUAR NË VLORË/ Dy të arrestuar, ishin në kërkim ndërkombëtar për mjete motorike

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT