Armët taktike bërthamore të nisura nga Rusia disa javë më parë, kanë mbërritur në Bjellorusi.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, lajmin e bëri të ditur presidenti saj në televizionin shtetëror rus, Aleksandër Lukashenko.
“Bjellorusia ka filluar të marrë armë bërthamore taktike nga Rusia”, tha Lukashenko.
Alexander Lukashenko tha për Rossiya-1 se disa prej këtyre armëve ishin “tre herë” më të fuqishme se bombat atomike që SHBA hodhi në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.
Dje, Lukashenko tha gjithashtu se nuk do të hezitonte të përdorte armët bërthamore nëse vendi i tij përballet me agresion.
“Zoti na ruajt që të marr një vendim për t’i përdorur ato armë sot, por nuk do të kishte asnjë hezitim nëse përballemi me një agresion”, tha ai.
Vladimir Putin njoftoi se do t’i zhvendoste armët bërthamore në objektet e magazinimit përtej kufirit rus në fillim të këtij viti, por theksoi se do të ruante kontrollin e plotë të përdorimit të tyre.
Armët bërthamore taktike janë të ndryshme nga kokat bërthamore të pajisura me raketa balistike ndërkontinentale. Të parët janë me rreze më të shkurtër dhe më pak të fuqishme, që synojnë të shkatërrojnë trupat dhe armët e armikut në fushën e betejës në vend që të zhdukin qytete të tëra.


