• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPERIA S’ESHTE UFO…”/ Rama: Kosova po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike
Home
Politikë

“SHQIPERIA S’ESHTE UFO…”/ Rama: Kosova po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike

13 June, 2023 F.autor Politikë

Tensionet në veri, Rama: Kosova po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike

“Nuk është fjala për të zotin e hallit sepse halli është i Kosovës por është edhe i shqiptarëve, i kombit që rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e kanë bërë këtë komb të jetë në ditët e veta më të mira në historinë e tij mijëravjeçare. Halli nuk është i Kurtit, por i qytetarëve të Kosovës, Kosovës e të gjithë shqiptarëve.

Shqipëria nuk është një ufo, nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie, por jemi një shtet pjese e pandashme euroatlantike, pjesëtare e NATO-s dhe nuk ka shans të zhvendoset nga boshti i tyre. Ne mendojmë 100 përqind njësoj si aleatët tanë në këtë rast.
Kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri, unë isha 100 përqin me Albinin që duheshin mbajtur sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal për Kosovën.

Me atë rast kam dhënë edhe unë kontributin tim modest që aleatët të kuptonin që nuk ishte tekë e Kurtit po një qëndrim parimor. mirëpo sot nuk ndajmë opinionin mbi mënyrën se si po veprohet, por si vend jemi 100 përqind kundër mënyrës si po veprohet.Marrëdhëniet me bashkësinë euroatlantike dhe vendin që kemi fituar, nuk e vë dot në diskutim askush dhe për asnjë arsye, aq më pak ta vërë në diskutim një situatë ku Kosova po kërcënohet nga një arsye e mos arsyes e nga një gjykim i gabuar strategjik. Nuk kuptoj cila është strategjia dhe cili është interesi strategjik i Kosovës ku po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Reshje shiu dhe temperatura të larta
Previous article TENSIONET NE VERI/ Rama paralajmëron: Kam frikë se një plan shumë i rëndë për Kosovën do vihet në lëvizje

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT