• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INSPEKTON PUNIMET TEK GJIMNAZI “BESNIK SYKJA”/ Veliaj: Shkolla po rindërtohet dy herë më e madhe
Home
Sociale

INSPEKTON PUNIMET TEK GJIMNAZI “BESNIK SYKJA”/ Veliaj: Shkolla po rindërtohet dy herë më e madhe

13 June, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot për një inspektim në gjimnazin “Besnik Sykja”, i cili po rikonstruktohet, duke u zgjeruar me hapësira të reja për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor.

Veliaj tha se shkolla do të jetë dy herë më e madhe, pasi është marrë parasysh edhe rritja e zonës.

“‘Besnik Sykja’ është një shkollë me 700 nxënës, por tani do ketë një godinë për mbi 1000 nxënës, me klasa më të mëdha, për të shmangur dyndjen. Ideja është që jo vetëm ta ndërtojmë shkollën më të bukur dhe më të forte, por edhe më të madhe, duke parashikuar se si do të rritet zona. Shkolla është bërë me idenë e një Tirane që rritet dhe një shkollë që ka sot ndoshta, më shumë hapësirë se ç’i duhet, por ama është e përgatitur për dy-tre dekadat e ardhshme.

Më vjen mirë që shkolla, si të gjitha shkollat e reja, po bëhet jo vetëm estetikisht shumë herë më e këndshme, por ka edhe gjithë lehtësirat për nxënësit. Ky ka qenë një vit ku jemi marrë shumë me sportin, sidomos me sportin komunitar, por sidomos me përfshirjen e fëmijëve me aftësi ndryshe. Shkollat e reja janë me aksesueshmëri dhe ofrojnë të gjitha kushtet për të lehtësuar këta nxënës në të gjitha mjediset e saj”, tha Veliaj.

Me apo pa fushatë, tha kryebashkiaku, puna duhet të ecë me ritme të shpejta.

“Kemi preferuar të përdorim gjithë perimetrin periferik të shkollës, që të sigurohemi që hapësira në mes, tamam si një përqafim i madh mes ndërtesave prej betoni dhe një oborri të madh që nesër do të përdoret edhe si qendër Komunitare, ka gjithashtu edhe lidhje me palestrën e re. Kur mbaron mësimi, i gjithë komuniteti mund të përdorë oborrin ku do jenë fushat sportive dhe deri tek aksesi në palestër, ndërkohë që shkolla ka gjithashtu aksesin e saj të brendshëm, dhomat e zhveshjes dhe gjithë nyjet higjieno-sanitare. Janë pushime apo jo, është dimër apo verë, ka apo s’ka fushatë, premtimi që kemi dhënë është: në Tiranë do vlojë puna. Më vjen mirë që puna vlon, edhe pse kemi pasur disa vështirësi për shkak të motit”, tha Veliaj.

Në fund kreu i Bashkisë tha se dëshiron që të paktën oborri i shkollës të hapet, në mënyrë që maturantët të mund ta zhvillojnë aty ceremoninë e diplomimit.

Shkolla do ketë 27 klasa, plus ambientet ndihmëse dhe laboratorët, e po ashtu hapësira të tjera shumë-funksionale, që do krijojnë lehtësira për nxënësit, mësuesit dhe komunitetin e zonës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR PËR DROGË DHE KRIME KUNDËR.../ 'Julit të Pashakos' i konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro në Lushnjë
Previous article NJË KURË PËR DIABETIN? Stomaku mund të shërbejë si “rezervuar” i insulinës

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT