• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGATITJA PËR 29 KORRIKUN/ Kryesia nis plotësimin e vakancave në degët e PD, reagon Bardhi: Një grup po merr kompetencat e mija
Home
Politikë

PËRGATITJA PËR 29 KORRIKUN/ Kryesia nis plotësimin e vakancave në degët e PD, reagon Bardhi: Një grup po merr kompetencat e mija

12 June, 2023 s.autor Politikë

Pas vendimit të Kryesisë së PD-së për të mbajtur zgjedhjet në 29 korrik, në bazë kanë nisur lëvizjet për plotësimin e vakancave nëpër degë.

Teksa Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, kërkoi sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për miratimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, disa anëtarë kryesie kanë propozuar që të gjitha ato degë të PD-së zyrtare që nuk kanë kryetar, të plotësohen.

Pra pozicionet e kryetarëve të degëve, të cilat ishin bosh, tashmë me propozimet e reja, do të jenë të plotësuara.

Këta emra mjaftojnë që të marrin shumicën e anëtarëve të Kryesisë për t’u miratuar.

Bie në sy fakti se sa i përket Lushnjes, në propozimin e Kryesisë nuk është më kryetar Saimir Korreshi.

I kontaktuar nga News24, Korreshi deklaron se është kryetar dege i Lushnjës, teksa kryesia e ka zëvendësuar.

Lidhur me vendimin e kryesisë së PD-së ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili tha se nuk ka asnjë informacion se si është zëvendësuar Korreshi.

“Unë nuk di pse është zëvendësuar njëri apo tjetri, nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin. Unë nuk do të jap detaje të zbatimit të statutit. Nuk kam dijeni për një propozim të tillë.

Organizimi i PD-së është përgjegjësi e sekretarit të përgjithshëm. Mesa duket një grup kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë”, u shpreh Bardhi./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË BERAT/ I dehur në timon përplas dy mjete të bankës dhe largohet nga vendngjarja
Previous article MOTI I KEQ/ Tirana i rikthehet normalitetit pas shirave të rrëmbyeshëm, ekipet e Bashkisë në terren

s.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT