• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I AKUZUAR PËR SHITBLERJE VOTASH/ Beleri kërkon të shpallë të paligjshme përgjimet: Nuk kanë datë dhe orë…
Home
Breaking News

I AKUZUAR PËR SHITBLERJE VOTASH/ Beleri kërkon të shpallë të paligjshme përgjimet: Nuk kanë datë dhe orë…

11 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kandidati fitues në zgjedhjet e 14 Majit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me ankim, kundër vendimit të Gjykatës së Vlorës që lejoi përgjimin e tij në datën 10 Maj.

Nëpërmjet avokatëve të tij, Beleri kërkon të shpallë të paligjshme përgjimet audio dhe video në vende private, të bëra me urdhër të Prokurorisë dhe që u konsideruan të ligjshme më pas edhe nga Gjykata e Vlorës.

Mbrojtësit e Fredi Belerit, thonë se vendimi që angazhoi grupet operacionale për përgjimin e tij nuk ka datë dhe orë të fillimit dhe mbarimit të veprimit, ashtu sikurse as kërkesa për vleftësimin e tyre, duke e bërë atë të paligjshëm.

Megjithatë, këto përgjime siguruan provat kryesore kundër kandidatit fitues në Bashkinë e Himarës që tregonin përfshirjen e tij në shit-blerjen e votave për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe që e lanë atë në qeli pa afat.

Gjykata e Posaçme e Apelit do e shqyrtojë këtë kërkesë në datën 16 Qershor në Dhomë Këshillimi, teksa gjyqtari i cili do ta vlerësojë atë është Florjan Kalaja.

SPAK thotë se të dhënat e siguruara nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, tregojnë 3 biseda të një infiltrurari me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, ku flitet për sigurimin e votave për zgjedhjet e 14 Majit.

Në një nga bisedat e regjistruara, Kokaveshi dëgjohet të thotë se 4 nga 12 emrat e sjella nga bashkëpunëtori i kishin kapur më parë dhe i dha atij 40 mijë Lekë vetem për 8 vota.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUIZI NGA SHTËPIA JONË KA DALË"/ Eduart Grishaj “rrëfen” sekretet e BBV: Atij i humbi jetën babai dhe…
Previous article ÇELJA E SEZONIT TURISTIK NË SHËNGJIN/ Ndreu: Këtë vit presim akoma më shumë pushues

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat Aktualitet

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba Aktualitet

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar Aktualitet

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT